Nishani takim me drejtues të medias: Monitoroni procesin zgjedhor
Tiranë- Në prag të zgjedhjeve të 23 qershorit, Presidenti i Republikës Bujar Nishani, ka zhvilluar sot një takim me drejtues të medias në vend duke folur për situatën aktuale të politikës.
Kreu i shtetit ka kërkuar që mediat të jetë gjithmonë transparente dhe të bëjnë monitorimin e të gjithë procesit zgjedhor. Ai u shpreh që çdo televizion, radio apo gazetë të lërë pas politikën editoriale dhe të bëjë një pasqytim sa më transparent.
Sot kam bindjen e plotë se ndaj dhe mendimin e qytetarëve shqiptarë se media në Shqipëri është pushtet real, në disa funksione. Natyrisht se çdo media ka politikën e saj editoriale, ky është dhe sensi i funksionimit të një media në çdo vend demokratik. Por besoj se ndajmë së bashku idenë dhe besimin se në raport me çështjet e interesit më të lartë kombëtar dhe shtetëror, politikat redaksionale dhe editoriale të çdo media konvergojnë shumë me njëra tjerrën. Mora iniciativën për tiu mbledhur për të kërkuar kontributin tuaj gjatë fushatës, por dhe pas saj. Së pari për të monitoruar më së mirë ecurinë e procesit zgjedhor, për të transmetuar në mënyrë transparente mënyrën e realizmit të zgjedhjeve, të plotësimit të stadardeve dhe sjelljes së aktorëve gjatë procesit zgjedhor në Shqipëri- tha presidenti.
Më pas ai u ka bërë thirrje gazetarëve që të bëjnë kujdes me transmetimet mbi çështje emocionale, të cilat sipas tij duhet të evidentohen, sepse sjellin kosto të panevojshme për vendin.
Shqetësim më i madh që është evidentuar më parë kanë qënë incidentet pas procesit zgjedhor, ku roli i partive ka qënë më i drejtëpërdrejtë se roli i qytetarit. Duke pasur parasysh këtë emancipim shoqëror them se me këtë që kemi mbërritur në tërësinë e saj kjo është një garanci e madhe.Por nuk mjafton që kjo sjellje e qytetarëve të forcojë më shumë atë që ne kemi nevojë më shumë se kurrë atë të imazhit të vendit, të shtetit dhe të qeverisë sonë. Ju keni rol parësor. Qytetarët shqiptar edhe nga opinionet e mbledhura po ndjekin më mënyrë të kujdesshme, televizionin dhe gazetat, tha Nishani.