Topi-Sosa: Do thellojmë bashkëpunimin mes dy vendeve

Presidenti i Hondurasit Porfirio Lobo Sosa ka vlerësuar zhvillimet e shpejta ekonomike të Shqipërisë. Në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin shqiptar Bamir Topi, Sosa ka theksuar se admiron dinamikën e zhvillimeve të shpejta të vendit tonë.
Më tej Sosa përsëriti vullnetin e vendit të tij për të mbrojtur të drejtën e popullit të Kosovës, për të patur një shtet të lirë dhe të pavarur.
“Kosova ka të drejtë të jetë një shtet i lirë dhe sovran. Kjo është një e drejtë që nuk mund ti mohoet asnjë kombi” ka theksuar Sosa.
Nga ana e tij Presidenti Topi vlerësoi raportet e mira me Hondurasin ndërsa ka theksuar se raportet diplomatike janë dinamike, edhe pse gjeografikisht të dyja vendet ndodhen larg.
“Kemi bashkëpunuar dhe do të vazhdojmë të bashkëpunojmë në kuadrin e OKB-së, por edhe të mjaft projekteve të tjera që janë në interes të dy vendeve.”- tha presidenti.
Presidenti vlerësoi, se për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve, është edhe hapja e kosnullatave diplomatike në të dy vendet.
I pyetur edhe për angazhimin e diplomacisë shqiptare për njohjen e Kosovës, kreu i shtetit theksoi se të gjitha institucionet e Shqipërisë do të shfrytëzojnë të gjitha takimet biraterale për të ngritur çështjen e njohjes së mëtejshme të Kosovës duke e bashkëngjitur këtë edhe misionin fondamental që kanë edhe vetë institucionet e këtij shteti.
Gjithashtu Topi refuzoi t`i përgjigjej pyetjes lidhur me publikimet e fundit të Wikileaks.
“Takimi i sotëm na imponon që t`i largohemi me vullnet, që të mos përgjigjemi kësaj pyetjetheksoi Topi, ndërsa shtoi se lë të hapur që në ditët në vazhdim do të bëjë komentet e tij lidhur me të gjitha publikimet e Wikileaks.