Iniesta për Spanjën: Jemi të bashkuar atëherë kur duhet

Mesfushori spanjoll Andres Iniesta ishte ndër protagonistët kryesor të fitores së kombëtares së Spanjës ndaj Kilit duke shënuar madje 1 gol.
Por ishte pikërisht mesfushori i Barcelonës, ai që filloi sherrin në kohën shtesë të ndeshjes,pas një përplasje me një lojtar kilian.
Por Iniesta incidentin që ndodhi në fund të takimit e komenton ndryshe. Ai me këtë rast dëshiron të tregoj që në ekipin spanjoll s`ka asnjë ndarje mes asnjë lojtari.
“Ne jemi ekip, jemi të bashkuar atëherë kur duhet”, ka shpjeguar Iniesta.