Olldashi: Superstrada Levan-Tepelenë përfundon në 2012-n

Superstrada është e ndarë në dy lote dhe bën pjesë në korridorin veri-jug. Në lotin e parë Levan-Damës, kanë përfunduar mbi 60 për qind e punimeve dhe janë asfaltuar tashmë 20 kilometra, nga 38 gjithsej që është ky lot. Në lotin e dytë, Damës- Tepelenë, me gjatësi 32 kilometra, janë asfaltuar rreth 16 kilometra.
“Jemi në një nga pikat më kritike të këtij projekti, konkretisht segmenti që gjendet mbi lumin Vjosë. Është një segment shumë i vështirë sepse rruga nuk ka formën e një rruge tradicionale apo të një urë tradicionale. Jemi të detyruar të bëjmë punime shumë specifike, për të bërë të mundur zgjerimin e rrugës, pasi terreni nuk lejon mënyrë tjetër të ekzekutimit të punimeve”, është shprehur ministri Olldashi.
Ai theksoi se në të gjithë gjatësinë e rrugës po vazhdojnë punimet për asfaltimin dhe deri tani ka përfunduar asfaltimi i 36 kilometrave, ose gati gjysma e rrugës.
“Me ecurinë e tanishme, sezoni i ardhshëm do ta gjejë këtë rrugë në operim, në të gjithë gjatësinë nga rrethrrotullimi i segmentit të Levanit deri në Tepelenë, duke i dhënë një mundësi shumë të mirë trafikut për të gjithë zonën jugore të vendit”, nënvizoi kreu i MPPT-së, Olldashi.
/Start/E.B/
2011-09-04 15:38