Topi-Steinberg Me rendesi rivendosja e dialogut politik

shte zhvilluar ne ambientet e Presidences takimi i presidentit Bamir Topi me zevendessekretarin amerikan te shtetit James Stainberg dhe delegacionin qe e shoqeronte ne perberje te te cilit ishte edhe zv.ndihmeseskretari per Evropen dhe Azine Thomas Countryman. Gjithashtu i pranishem ne kete takim ishte edhe ambasadori amerikan ne Tirane Aleksander Arvizu.
Sipas njoftimit zyrtar nga institucioni i Presidences tema e takimit ishte situata politike ne vend. Nga te dyja palet u nenvizua rendesia e rivendosjes se dialogut mes forcave politike dhe pergatitjes sa me mire dhe ne kohe te zgjedhjeve te 8 majit. Presidenti Topi shprehu gatishmerine personale dhe te institucionit qe perfaqeson per ndermarrjen e veprimeve qe cojne drejt dialogut politik mes paleve si dhe per mbeshtetjen e propozimeve konkrete qe do te bejne te mundur jetesimin e ketij dialogu institucional ne sherbim te interesave madhore te vendit.
Me tej ne njoftimin zyrtar te institucionit te Presidences thuhet se z. Stainberg shprehu kenaqesine e vecante per kete takim me Presidentin Topi vleresoi lart rolin e tij institucional dhe konstruktiv ne keto momente te veshtira per Shqiperine dhe e siguroi Kreun e Shtetit se ndihmesa dhe mbeshtetja e Shteteve te Bashkuara te Amerikes nuk do ti mungojne ne perpjekjet e tij si simbol i unitetit te popullit per ti sherbyer sa me mire Shqiperise dhe demokracise shqiptare.
Gjithashtu zoti Stajnberg nenvizoi qendrimin e Shteteve te Bashkuara persa i perket domosdoshmerise per te rivendosur dialogun politik institucional dhe per shendoshjen e demokracise funksionale shqiptare si dhe te respektimit te institucioneve te pavarura te nje vendi qe luan nje rol te rendesishem ne qendrueshmerine dhe paqen e rajonit ballkanik thuhet ne njoftimin zyrtar.