E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi: Stuktura të veçanta,jo korrniza të mbyllura

Presidenti i Republikës, Bamir Topi në takimin me anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe me ata të Gjykatës së Lartë kërkoi që reforma në drejtësi të mos jetë e imponuar nga politika dhe interesa të momentit. Gjithashtu Topi u shpreh se në sistemin e drejtësisë ka mungesë të bashkëpunimit të stukturave të veçanta dhe sipas tij këto të fundit po funksionojnë me korrniza të mbyllura. "Reforma në drejtësi duhet të jetë integrale dhe duhet të hiqet dorë nga autosugjestioni", u shpreh Topi . Kreu i shtetit theksoi se reforma ka nevojë të jetë vizionare dhe komplekse. Duke folur për progres-raportin e Komisionit Evropian, Topi u shpreh se vlerësimi ishte realist dhe se Shqipëria ka shënuar një përparim, por ka ende shumë punë për t'u bërë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›