E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi: Të rimëkëmbim drejtësinë me njerëz të rinj

Presidenti Topi ka kritikuar sistemin e drejtësisë në vendin tonë në mbledhjen e KLD, e fundit për vitin 2008. Duke deklaruar se ky sistem eshte ende i semurë, Topi bëri thirrje që shërimi i drejtesisë te mos bëhet me deklarata, por me veprime 

TIRANE-Presidenti Topi njëherazi dhe Kryetari i Këshillit të Larte të Drejtësisë ka kritikuar sistemin e drejtësisë në vend. Deklaratat e Topit u bënë gjatë tryezës së KLD, e fundit për vitin 2008 e mbledhur sot paradite.
Duke deklaruar se ky sistem eshte ende i semurë, Topi tha gjithashtu se drejtesia shqiptare eshte ende larg standarteve të kërkuara dhe vuan nga klane tradicionale në segmente te caktuara te tij. Kreu i shtetit tha se “ka ardhur koha që drejtesia të rimëkëmbet dhe të shërohet. Por shërimi nuk bëhet vetëm me deklarata.”
”Ka ikur koha të mbajmë mbi shpatulla njerëz që po myken në poste të përjetshme”-tha kreu i shtetit duke shtuar se “dhe ka ardhur koha qe t’i hapet rruga magjistratit të ri”.
Topi vleresoi punen e KLD gjatë vitit 2008 dhe përballjes me sukses që sipas tij, institucioni iu bëri sfidave të reja. Sipas Topit, sfidat jane përballuar edhe mbi bazen e vullnetit politik. Topi bëri të ditur ndër të tjera se jane ndryshuar 80% e drejtesuve te sistemit te drejtesise. Ne mbledhjen e sotme te KLD merrte pjese edhe Kryetarja e Gjykatës së Larte Shpresa Becaj.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›