E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE Mobilizoni energjite per te plotesuar kriteret

Ambasadori i ri i Bashkimit Europian ne Shqiperi Ettore Sequi ka paraqitur dje letrat kredenciale te Presidenti Bamir Topi duke marre ne kete menyre zyrtarisht detyren ne vendin tone. Ne mesdite kreu i delegacionit europian eshte pritur nga Presidenti me te cilin zhvilloi edhe nje takim. Sipas nje njoftimi te zyres se shtypit te Komisionit ne Tirane Sequi beri thirrje per mobilizim te te gjitha energjive per te plotesuar rekomandimet e Komisionit Europian. Ndihem vecanerisht i privilegjuar qe jam emeruar ne kete post te rendesishem ne nje kohe sfidash per Shqiperine. Liberalizimi i vizave ishte nje sukses i vertete per shqiptaret por eshte e nevojshme te ruhet ritmi ne perpjekjet e Shqiperise per tu anetaresuar ne Bashkimin Europian dhe vecanerisht te mobilizohen te gjitha energjite e vendit per te plotesuar ne kohen e duhur prioritetet kyce te percaktuara ne opinionin e Komisionit Europian eshte shprehur ambasadori i BE-se. Mesditen e djeshme ai zhvilloi nje bisede edhe me Kryeministrin Sali Berisha. Sequi i konfirmoi kreut te ekzekutivit angazhimin dhe vullnetin e tij per te mbeshtetur plotesisht Shqiperine dhe qeverine shqiptare ne te gjitha reformat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›