E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ukraina në vështirësi, kërkes Rusisë për uljen e çmimit të gazit

Ukraina mund të bëjë sërish presion për një reduktim të ndjeshëm të çmimit që paguan për importin e gazit nga Rusia, gjatë raundit të ri të bisedimeve, të cilat sipas deklaratave të fundit mund të mbahen sot në Moskë.

Pritet që në takimin e sotëm mes ministrit ukrainas të Energjisë, Juri Boiko dhe shefi rus i kompanisë shtetërore të gazit, Gazprom, Aleksei Miller të arrihet një marrëveshje.

Ukraina kërkon të shohë reduktim e çmimi të gazit deri në 250 dollarë për 1000 metër kub, nga çmimi prej 416 dollarësh. Këtë çmim momental, sipas kontratës së tanishme 10- vjeçare, Ukraina e quan të tepërt dhe e konsideron si një problem për ekonominë në vështirësi të Ukrainës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›