SHBA: Koreja e Jugut, stop importit të naftës iraniane
SHBA i bëri thirrje Koresë së Jugut që të zvogëlojë importin e naftës së papërpunuar nga Irani, në mënyrë që të japë kontributin e saj për t`i bërë presion Republikës Islamike rreth programit të saj bërthamor.
Një zyrtar i departamentit amerikan të shtetit, Robert Ajnhorn gjithashtu kërkoi që Korea e Jugut të pakësojë marrëdhëniet e saj financiare me Bankën Qëndrore të Iranit.
Sipas tij, bota duhet t`i bëjë presion Iranit, në negociata serioze rreth programit bërthamor iranian, për të cilin SHBA-ja shprehet se mund të jetë drejtuar drejt zhvillimit të një arme atomike.