E Shtunë, 31 Tetor 2026

KESH, energji OSSH-se me cmim me te shtrenjte

KESH i ka kerkuar Entit Rregullator te Energjise nje rritje prej 0.9 lekesh per kilovat/ore per energjine qe i shet OSSH-se. Por do te jete ERE, i cili krahas rritjes se propozuar nga KESH-i do te shqyrtoje edhe rritjen e kerkuar nga vete OSSH-ja, perpara se te vendose mbi tarifat qe konsumatoret dhe bizneset do te paguajne duke nisur nga 1 janari i vitit te ardhshem. Pas nje periudhe pauze dy vjecare, cmimi i energjise elektrike do te nise te rritet serish ne fillim te vitit 2010. Operatori i Sistemit te Shperndarjes se Energjise ka dorezuar kerkesen per rritjen e cmimit ne Entin Rregullator te Energjise ne masen 23 %. Kryetari i Entit Rregullator te Energjise Bujar Nepravishta eshte shprehur per imediat se, OSSH ne date 30 shtator ka paraqitur prane ERE-s kerkesen per rritjen e cmimit te energjise elektrike per vitin 2010 ne baze te procedurave ligjore. Me pas, sipas Nepravishtes, ERE do te shqyrtoje brenda nje periudhe 12 ditore kerkesen e paraqitur ne se ajo eshte konform rregullave dhe do te kerkoje OSSH te paraqese brenda 10 diteve treguesit per energjine elektrike si dhe t'i publikoje tarifat ne tre prej gazetave me te njohura ne vend. Pas kesaj periudhe, Nepravishta sqaroi se OSSH do te zhvilloje nje seance degjimore me te gjithe aktoret. Kjo kerkese do te behet transparente dhe pas nje analize deri ne date 15 dhjetor nga ERE do te merret vendimi per kete ceshtje", tha Nepravishta. Ne lidhje me nivelin e cmimeve dhe menyren e percaktimit te tyre drejtuesit e kompanise ceke, CEZ qe kane privatizuar OSSH-ne kane lajmeruar pas privatizimit se, Shqiperia ka nje nder bazat rregullative per cmimin e energjise nga me te mirat ne Evrope


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›