E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fullani, prezanton ecurine ekonomike tek FMN dhe BB

Ekonomia shqiptare prezantohet tek zyrtaret e larte te Fondit Monetar dhe Bankes Boterore ne takimin e vjeshtes ne Turqi. Guvernatori i Bankes se Shqiperise, Ardian Fullani ne takimet e Stambollit, njoftoi se ekonomia shqiptare ka pasur nje ndikim me te moderuar te krizes boterore. Megjithese eshte vene re nje ngadalesim, Shqiperia vazhdon te karakterizohet nga norma pozitive te rritjes ekonomike, qendrueshmeri makroekonomike dhe stabilitet financiar. Fullani njoftoi zyrtaret e FMN dhe BB se, perspektiva e ekonomise shqiptare per te ardhmen eshte pozitive, ndonese duhet bere kujdes i vazhdueshem per ruajtjen e ekuilibrave makroekonomike dhe te stabilitetit financiar te vendit. Ne kete drejtim, vemendje i duhet kushtuar dhenies se stimujve te duhur makroekonomike, te cilet ndihmojne ne perballimin e situates aktuale, por duke garantuar njekohesisht zhvillimin e qendrueshem afatmesem dhe afatgjate te vendit. Guvernatori Fullani nenvizoi se koordinimi i politikave makroekonomike ne vend, ka qene nje nga kycet e suksesit te Shqiperise ne te shkuaren dhe vazhdimi i tij ne te ardhmen do te jete nje faktor thelbesor per ecurine e metejshme te vendit. Gjithashtu, aftesia e vendit per te terhequr fonde te huaja, ne formen e investimeve te huaja direkte, huamarrjes apo te investimeve te kapitalit, do te kushtezoje ecurine ekonomike afatshkurter dhe afatgjate te vendit. Zhvillimet ne sektorin financiar, ne koordinimin e tij ne rang boteror dhe ne masat e duhura per te promovuar stabilitetin financiar ne vend, ishte nje pike tjeter e rendesishme e diskutimeve. Roli i FMN dhe BB duket se do pesoje nje ridimensionim ne rang boteror, ndonese funksionet dhe modalitetet e sakta mbeten ende te debatueshme. Megjithate, ajo pike ku konvergohet eshte rritja e efektivitetit te FMN-se, duke i dhene asaj nje rol me te madh ne arenen ekonomike dhe financiare boterore si dhe ndryshimi i kuotave te perfaqesimit ne FMN, duke synuar reflektimin e peshes se rritur te vendeve ne zhvillim ne ekonomine boterore.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›