Gusht, "tkurret" tregtia me jashte
Blerina Hoxha
Tregtia me jashte e ka thelluar renien gjate muajit gusht, duke reflektuar uljen e eksporteve, importeve dhe per pasoje edhe ngushtimin e deficitit tregtar. Sipas raportit te tregtise me jashte te publikuar nga INSTAT per muajin gusht, njoftohet se gjate ketij muaji u eksportuan 7.1 miliarde leke mallra, me ulje 26.1 per qind ne krahasim me korrik 2009 dhe ulje me 7.7 per qind, ne krahasim me gusht 2008. Gjithashtu gjate gushtit u importuan 33.7 miliarde leke mallra me nje ulje 8.3 per qind ne krahasim me muajin korrik 2009 dhe ulje 5.1 per qind ne krahasim me gusht 2008. Si pasoje e kesaj situate, hendeku ndermjet importeve dhe eksporteve u ul me 4 per qind ne krahasim me te njejten periudhe te nje viti me pare, duke arritur nje vlere rreth 26.5 miliarde leke. Ekspertet e ekonomise e shpjegojne renien e volumit te tregtise me jashte, me efektet qe krijoi kriza boterore e financiare. Ajo ndikoi ne kerkesen e jashtme qe solli uljen e eksporteve. Por gjithashtu ndikoi ne vleren e importeve, per shkak te uljes se cmimeve te lendeve te para. Po sipas INSTAT tregtia me vendet e Bashkimit Evropian zuri 64.7 per qind. Partneret kryesore tregtare vazhdojne te jene Italia dhe Greqia. Me Italine eksporti eshte 48.2 per qind dhe importi 20.2 per qind, kurse me Greqine eksporti eshte 5.9 per qind dhe importi 18.3 per qind. Disa nga partneret tane tregtare me te cilet eksporti dhe importi eshte rritur, jane; per eksportin Bullgaria, Kroacia, SHBA, Spanja, Turqia etj, dhe per importin, Bullgaria, Greqia, Hollanda, Rumania, Rusia, SHBA, etj. Krahasimi me muajin paraardhes per disa nga grup mallrat tregon qe; eksporti i grupit "Produkte kimike dhe plastike" u rrit 58.7 per qind, "Ushqime, pije, duhan" u rrit 10.4 per qind, "Minerale, lende djegese, energji elektrike" u rrit 1.5 per qind. Ndersa eksporti i grupit "Lekure dhe artikujt prej tyre" u ul 63.8 per qind, etj. Importi i grupit "Minerale, lende djegese, energji elektrike" u rrit 34.4 per qind, etj. Ndersa importi i grupit "Lekure dhe artikujt prej tyre " u ul 44 per qind, "Tekstile dhe kepuce" u ul 34.7 per qind, "Makineri, pajisje dhe pjese kembimi" u ul 21.9 per qind, etj. Ne gusht 2009, importi i mallrave me akcize arriti vleren 6.1 miliarde leke, duke zene 18.3 per qind ndaj totalit te importit. Krahasuar me korrik 2009, importi i mallrave me akcize ka pasur rritje prej 31.9 per qind. Peshen me te madhe te ketyre mallrave te importuara, e zene nenproduktet e naftes.