E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bizneset e reja, ndihma deri ne 400 mije euro

Bizneset e vogla dhe te mesme ne vend, mund te perfitojne ndihme financiare nga shtetit deri ne 400 mije euro. Nje ndryshim i bere ne ligjin "Per ndihmen shteterore" parashikon mbeshtetje financiare per ndermarrjet e vogla te sapokrijuara dhe te regjistruara per here te pare ne QKR, ne 12 muajt e fundit. Komisioni Parlamentar i Ekonomise dhe Financave miratoi te henen p/ligjin, sipas te cilit kufiri maksimale per te mbeshtetur SME-te, do te jete 400 mije euro, nga 200 mije euro qe ishte ne ligjin aktual, ndersa intensiteti i ndihmes per 3 vitet e para eshte 40 %, ndersa per 2 vitet pasardhes eshte 30 %. Drejtore e Ndihmes Shteterore prane Ministrise se Ekonomise, Tregtise dhe Energjetike, Edlira Boraj tha se, "ndryshimet e propozuara ne kete projektligj synojne perdorimin sa me te mire te fondeve publike, nderkohe ne vetvete ky projektligj nuk ka asnje ndikim financiar ne buxhetin e shtetit". Ligji parashikon ndihme per te gjitha ndermarrjet private ose publike, perjashtuar ato qe operojne ne sektorin e bujqesise dhe peshkimit. Ne baze te p/ligjit, shteti do te marre persiper te paguaje edhe kostot e pagave per punonjesit me aftesi te kufizuara, deri ne masen 75% dhe ne masen 50% per punonjesit ne veshtiresi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›