Topi-Topalli replika per te perndjekurit
02/06/2011 Kryetarja e Kuvendit dhe President replikojnë në distancë për dekorimet
Kanë replikuar në distancë dje Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, dhe President i Republikës, Bamir Topi, në lidhje me dekorimet që u janë bërë eksponentëve të ndryshëm të sistemit. Dy personalitetet ishin dje të pranishëm, në orare të ndryshme, në homazhet që u bënë në nderim të Sokol Sokolit dhe Tomë Ndojës, dy prej viktimave të revoltës së Qafës së Barit. Debati mes Topallit dhe Topit është zhvilluar para medieve me deklarata dhe kundërdeklarata. Kryetarja e Kuvendit ishte e para që e sulmoi Presidentin në lidhje me dekoratat që u ka dhënë persekutorëve të komunizmit, një çështje e cila përpara disa vjetësh hapi jo pak debat. Në deklaratën e saj Topalli tha se ata që kanë dekoruar vrasësit e komunizmit janë më shumë se hipokritë. “Është një moment për të ftuar këdo që ka një pozicion të caktuar, përveç të tjerëve, për ti thënë fort që mos guxoni më të dekoroni ata që kanë vrarë në mënyrën më barbare, si këta dy djem të rinj, Sokol Sokoli dhe Tomë Ndoja, ashtu dhe me mijëra e mijëra të tjerë. Ajo është fyerja më e madhe që mund tu bëhet atyre, familjeve të tyre edhe neve si komb”, - tha Topalli, një deklaratë e cila shigjetonte drejtpërsëdrejti Presidentin Republikës. Madje, Topalli do të shtonte se “përmes emrave të Sokol Sokolit dhe Tomë Ndojës unë dua të shfrytëzoj rastin për të nderuar të gjithë ata që u burgosën, u pushkatuan, u internuan, u dëbuan, u sakrifikuan në emër të vlerave të mëdha të moralit. Këtu nuk mund të rri pa thënë se ata që dekorojnë vrasësit e tyre janë më tepër se hipokritë”.
Menjëherë pas saj ka reaguar President i Republikës, i cili ka thënë se kjo është një melodi e vjetër dhe se dekorimi që ai i ka bërë një ish-hetuesi të diktaturës ka qenë një rast i veçuar dhe individual pas propozimeve që i kanë ardhur nga institucionet e tjera. Topi kërkoi që të bëhet më shumë për kompensimin e ish-të përndjekurve. “Unë do ti kujtoja gjithsecilit se nuk është rasti për të luajtur një melodi të vjetër. Sot, në vitin 2011, minimalisht duhej të kishte përfunduar historia e rikuperimit dhe e kompensimit material të këtyre familjeve. Pastaj, nderi që i bëhet nga shoqëria është nderi që i vjen në radhë të parë nga sensitiviteti individual, personal. Unë besoj se çdo adresim për elemente të tilla, që nuk e di se ku drejtohen, por pavarësisht nëse kanë një nëntekst, besoj se janë të gabuara. Besoj se duhet ta dini se asnjëherë institucioni i Presidentit nuk bën dekorime me iniciativa personale. Ato vijnë si propozime nga institucionet. Është një histori që është ezauruar”, - tha Topi.
Topi përKolegjin
President i Republikës është përgjigjur dhe për Kolegjin Zgjedhor. “Unë besoj se vazhdon e njëjta melodi, por me instrumente të ndryshme. Presidenti i Republikës është njeriu që më shumë se kushdo tjetër është mbi palët, është midis palëve, është njeri i ligjit dhe çdo lloj paragjykimi besoj se shoqëron atë lloj malicioziteti që ekziston tek individë të veçantë.”
Topalli për dekorimet
Jozefina Topalli nuk ka ngurruar të atakojë fort Presidentin për dekorimet. “Përmes emrave të Sokol Sokolit dhe Tomë Ndoja unë dua të shfrytëzoj rastin për të nderuar të gjithë ata që u burgosën, u pushkatuan, u internuan, u dëbuan, u sakrifikuan në emër të vlerave të mëdha të moralit. Këtu nuk mund të rri pa thënë se ata që dekorojnë vrasësit e tyre janë më tepër se hipokritë.”
Deklarata e Presidentit
“Në radhë të parë të realizohet sa më shpejt të jetë e mundur skema e kompensimit. Së dyti, kjo klasë ka nevojë që të mbështetet realisht në të gjitha drejtimet. Është thënë se do të bëhet muzeu, dhe duhet të bëhet muzeu. Patjetër që ky muze duhet të jetë në piedestal të historisë, sepse nuk besoj të ketë pasur kohë më të egër se koha e izolimit komunist.”