Skënderbeu, një libër në SHBA për gjeneralin shqiptar
02/06/2011 “Skënderbeu, Gjenerali i Shqiponjave” është libri më i ri i botuar këto ditë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe që gjendet në Amazon.com. Qëllimi i këtij libri me autor shqiptaro-amerikanin Shpëtim Lezi (Tim Lezi), që jeton në Santa Barbara, Kaliforni, është të bëjë Skënderbeun ndërkombëtarisht të njohur si një prej gjeneralëve më të mirë në histori dhe të prezantojë një imazh pozitiv të Shqipërisë dhe shqiptarëve në botë. “Ky libër është një faqe-kthyes i vërtetë. I shkruar në mënyrë të mrekullueshme, lëviz mirë dhe mban të gjallë vëmendjen”, vlerësohet ky botim, ndërsa flitet me nota pozitive edhe rrjedhën kronologjike të novelës, si dhe tregimin e historisë. “Një punë e mirë me zhvillimin e karaktereve. Nuk ka se si të mos e duash Skënderbeun në fund”, thuhet nga kritikë të librit. Skena me Moisiun, për shembull cilësohet si e fuqishme. Mbase puna më e mirë për të përçuar rëndësinë reale të pushtimeve otomane dhe pse përpjekjet e Skënderbeut kundër tyre ishin kaq të rëndësishme për botën Kristiane.
Në amazon. com, prezantimi i këtij libri fillon me “njohjen” me Skënderbeun. “Pak gjeneralë e provojnë veten e tyre më mirë se Skënderbeu. Udhëheqësi i një ushtrie të vogël të shqiponjave, në lartësinë e fuqisë së tij, ai i vetëm ia doli të shpëtojë Evropën nga nofullat e Dragoit Otoman, kur i pazemërti Mehmed II, Pushtuesi, kishte pushtuar tashmë Kostandinopolin dhe donte të mbartej në Romë për të arritur fitoren universale mbi Kristianizmin”, thuhet në fjalitë hyrëse për librin. “Mehmedi II, do t’ia kishte arritur qëllimit të tij sikur të mos ishte Skënderbeu, një gjeneral i krishterë shqiptar, i cili e pengoi marrshin e tij në Shqipëri për thuajse çerek shekulli. Pas vdekjes së Skënderbeut, shqiptarët e vazhduan rezistencën e tij edhe për një dekadë tjetër”. Në këtë mënyrë, Mehmed II ishte vonuar mjaft në përmbushjen e planeve të tij. Ai ia doli vetëm të fillojë pushtimin e tij italian dhe kur vdiq, misioni i tij vdiq bashkë me të. Individualitete të famshme botërore, piktorë, si Giovanni Bellini dhe Albrecht Durer, kompozitorë si Vivaldi dhe Francour, filozofë si Voltaire, poetë dhe shkrimtarë si Longfellow, Byron dhe Holberg, gjeneralë si Wolfe dhe papa si Paul II, kanë qenë të gjithë bujarë për t’i dedikuar një pjesë të punës së tyre këtij gjenerali të madh. Akoma dhe sot, shumë historianë kanë pohuar heshtjen për famën e Skënderbeut si gjeneral. “Kjo mosmirënjohje ndalet te cilido me vetëdijen lidhur me këtë gjeneral kaq të madh, që takoi kaq sukses dhe performoi kaq shkëlqyeshëm sa të klasifikohej si gjeneralët më të mëdhenj të gjithë kohërave”, vijohet më tutje. I cilësuar si “tmerruesi kryesor” që bëri të ndalojë ekspansioni otoman në Perëndim, si mbrojtës i vërtetë i botës së krishterë nga rreziku i otomanizimit total, sikur vetëm për kaq, “Skënderbeu e meriton të përmendet në historinë botërore”.
Autori Tim Lezi është autor i dy novelave historike, të bazuara të dyja në të dhëna faktike. E para, e titulluar “An Eagle Heart” (Zemër shqiponje), është historia e një gruaje të guximshme, e cila i kërkoi me ngulm presidentit Wilson të shpëtojë Shqipërinë nga copëtimi në fund të Luftës së Parë Botërore. Novela e dytë është kjo për Skënderbeun, “Scanderbeg, General of the Eagles”.
B.Goce