E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi Une negociator per krizen Hetim pa nderhyrje te 21 janarit

Presidenti Topi angazhohet të luajë rolin e negociatorit për të zgjidhur krizën politike, të thelluar tepër sipas tij. Në një letër të hapur derguar kryetarëve të partive brenda dhe jashtë parlamentit, si dhe ndërkombëtareve të pranishme në Tiranë kreu I shtetit  duke apeluar për  një zgjidhje të qëndrueshme dhe afatgjatë të krizës shprehet: "Personalisht jam i gatshëm të marr çdo veprim të nevojshëm që nxit apo garanton dialogun politik midis palëve politike, si dhe të mirëpres dhe të mbështes propozime konkrete që bëjnë të mundur jetësimin e këtij dialogu institucional”.

Si pasoje e ngercit Topi veren se institucionet nuk janë funksionale dhe imazhi i Shqipërisë është dëmtuar ndjeshëm. Duke iu referuar 21 janarit presidenti shpreh bindjen për nevojën e hetimit korrekt, të pavarur, me qëllim që cilido individ, i cili ka shkelur ligjin, pavarësisht përkatësisë politike ose profesionit, të përballet me pasojat e merituara ligjore.

“Mendoj se burimi i krizës politike duhet kërkuar në mosbesimin e thellë midis palëve politike, mungesën e dialogut institucional. Unë apeloj të ndikoni personalisht mbi partinë tuaj politike, politikanët, median dhe mbështetësit tuaj politikë, për vetëpërmbajtje dhe sjellje larg çdo retorike konfliktuale, për respektim e mbështetje të institucioneve kushtetuese, për pjesëmarrje dhe jetë aktive parlamentare” deklaron topi në letrën e tij.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›