Zv/sekretari amerikan i Shtetit viziton Shqiperine

Zëvendës Sekretari amerikan i Shtetit Xhejms Steinberg, I shoqëruar edhe nga Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroazitatike, Tom Kauntrimen vizitojnë Tiranen në kuadër të një turi katër ditor që nis sot. Në takimet që do të zhvillojnë në Shqipëri, diplomatët amerikanë do të ritheksojnë rëndësinë e zgjedhjeve lokale për zgjidhjen e ngërçit politik si dhe do të përforcojnë rolin e prokurorës së përgjithshme në hetimin e ngjarjeve të 21 janarit. Pas Shqiperise diplomatet amerikane do te vizitojne edhe Bosnjen, Gjeorgjine dhe Azerbaxhanin.
Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 23 shkurt 2011 )