E Shtunë, 31 Tetor 2026

fare ndodhi ne Gurre te Malit Studio e hapur ne shtepine e verdhe

Abdullah Katuçi në Gurrë të Matit, i zoti i të ashtuquajturës shtëpi e verdhë, nuk do të lejojë që në banesësn e tij të kryhen hetime të tjera pa u dëmshpërblyer më parë. Këtë e konfirmon djali i Abdullait, Mërsin Katuçi.

“Nuk do lejoj asnjë lloj hetimi pranë familjes sime, vetëm kur të ndërhyjë shteti shqiptar ose institucione ndërkombëtare. Atëherë shtëpia ime do të jetë e gatshme ashtu siç ka qenë gjithmonë për të hequr akuzën ndaj familjes sime dhe shtetit shqiptar. Shteti shqiptar duhet të më përgjigjet” tha Katuçi.

Dëshmitë nga e ashtuquajtura shtëpia e vërdhe ishin pjesë e një dosjeri që “Studio e Hapur” realizoi të martën mbi raportin e Dik Martit, që flet për trafikimin të organeve njerëzore dhe të armëve gjatë dhe pas luftës së Kosovë dhe ku që më herët në hetimet e gjykatës së hagës  dyshohet se shtëpia e Abdullah Katuçit ka shërbyer për një gjë të tillë.

”Studio e hapur” përcolli materiale për mënyrën se si u hartua ky raport, miratimi i tij dhe nisja e hetimeve të tjera , intervista ekskluzive të  Hashim Thacit dhe Jakup Krasniqit, dhe të anëtarëve të delegacionit shqiptar në Këshillin e Evropës.

Ishte në një rrëfim gazetari i Rai neës 24 Mario Sana që më herët kishte qenë në të ashtquajturën shtëpi e verdhë. Pas investigimit të tij ia nuk besonte që në Gurrë të Matit  të jenë kryer krime të tilla, sic fillimisht u  pretendua nga serbët.

“Ishte interesante të zbuloje se si hetimet përfundimtare u bënë pak sipërfaqësore sepse këta hetues qëndruan dy ditë aty dhe kishin një ide të qartë, por në të vërtetë nuk gjetën prova, përveçse disa mbetjeve mjekësore që ishin përreth shtëpisë dhe që sipas meje nuk kishin lidhje me atë që mund të kishte ndodhur para ca vitesh sepse nuk do të kishin qenë aty për kaq shumë kohë” tha Sanna.

Në një intervistë ekskluzive politologu nga Brukseli Safet Kryemadhi, vlerëson se në gjithë këtë histori pala shqiptare u tregua e dobët,dhe në vlerësimin e tij sido që të dalin hetimet dëmi tashmë është bërë.

“Për mua e keqja është bërë. Zhurma është më e fortë se realiteti i fakteve. Mund të bëhet një hetim. Është bërë edhe një tjetër nga EULEKS dhe au arrit në përfundimin se nuk kishte të dhëna domethënëse për trafik organesh. Dhe tani gjtihë zhurma e botës nuk mund të shuhet asnjëherë. Diçka do të mbetet. E keqja është bërë” tha Kryemadhi.

Asamblea parlamentare e këshillit të Europës ka ngarkuar EulEX që të hetoj për dyshimet e Dick Martit, por nuk do të mund të ketë as një hetim të mirëfilltë nëse senatori zviceran nuk paraqet këtij misioni fakte dhe prova.

Taulanta Boja

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›