E Diel, 1 Nëntor 2026

Shperthimi ne Vlore 6 te shoqeruar

VLORE- Mbetet ende pa autor shperthimi i mjetit te biznesmenit Endri ela nga Vlora. Policia e ketij qyteti beri te ditur se eshte duke hetuar per zbardhjen e ngjarjes identifikimin dhe arrestimin e autorit te vendosjes se lendes eksplozive ne automjetin tip Benz 220 me targa TR 8891 M. Mjeti mesohet se ishte parkuar ne parkingun e nje firme te pajisjeve elektronike-shtepiake prone e te demtuarit. Ngjarja ndodhi rreth ores 2220 te se martes ne lagjen Pavaresia e cila ndodhet ne zonen e quajtur Skela ne Vlore. Sipas policise lenda eksplozive ishte vendosur ne pjesen e majte te automjetit ne vendin e amortizatorit te gomes se pare. Si pasoje e shperthimit eshte shkaterruar e gjithe pjesa e motorit te mjetit. Pas ekspertizes se kryer nga ekspertet perkates ne makinen e demtuar si dhe ne vendin e ngjarjes rezultoi se lenda e shperthyese ka qene tritol me nje peshe 200 deri ne 250 grame. Sipas eksperteve shperthimi eshte realizuar ne distance. Pas ngjarjes por edhe gjate dites se djeshme policia e Vlores shoqeroi 6 persona mes te cileve edhe roje parkingjesh e lokalesh ne zonen ku ndodhi shperthimi. Por pasi jane marre ne pyetje ata u lane te lire. Ne mjetin e demtuar jane fiksuar disa gjurme qe jane derguar per ekspertize ne laboratorin e kriminalistikes nga ku do te verifikohet nese ato i perkasin autorit te vendosjes se lendes plasese pronarit te mjetit apo personave te tjere. Gjithashtu po shikohen edhe filmimet e kamerave qe kane qene te instaluara ne disa subjekte private afer vendit te ngjarjes. Burime nga policia bene te ditur se per shkak te erresires se plote dhe motit te keq kane hasur ne mjaft veshtiresi ne fiksimin e autoreve te mundshem te ngjarjes. q.b.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›