Sarande i vihet flaka furgonit te tregtarit
SARANDE - Furgoni ne pronesi te nje tregtari eshte perfshire nga flaket mbremjen e se martes ne qender te qytetit te Sarandes. Policia ka nisur hetimin ndersa ende nuk jane identifikuar autoret. Burime policore te Sarandes bejne te ditur se rreth ores 23.00 persona te paidentifikuar i kane vene flaken automjetit tip Benz me ngjyre te bardhe me targa TR 92 89 E prone e shtetasit Gjykim Dauti. Mjeti ka qene i parkuar ne afersi te xhamise kur autoret kane shfrytezuar motin e keq me shi dhe ere duke i vene flaken mjetit dhe jane larguar ne drejtim te paditur. Menjehere banore te pallateve perreth kane njoftuar ne sallen operative ne Komisariatin e Policise. Grupi i hetimit ka shkuar ne vendngjarje dhe ka nisur hetimin per vepren penale shkaterrim te prones me zjarr per te identifikuar autoret e kesaj vepre penale dhe per te percaktuar motivin e djegies se mjetit. Pronari i mjetit tashme te djegur biznesmeni Gjykim Dauti eshte shprehur se nuk ka pasur konflikt apo borxh me askend. Madje eshte habitur kur i kane folur ne telefon per ti treguar per djegien e mjetit qe e kishte te parkuar prane xhamise se qytetit. Ne te njejtin vend ne vitin 2008 eshte djegur mjeti i ish-drejtorit te shtepise se pritjes Agim Kabo. Edhe pse atehere eshte ndaluar nje person ai u la shume shpejt i lire. Ndersa ne vitin 2009 u vu tritol ne sheshndalimin te nje kati ne nje pallat aty prane. Ngjarja me e fundit e mbremjes se te martes eshte pjese e serialit te shkaterrimeve te makinave bizneseve apo edhe banesave me zjarr apo eksploziv. Per nje periudhe kohore 2-vjecare gusht 2008 - 23 nentor 2010 llogaritet rasti i njembedhjete i shkaterrimit te pronave ne qytetin e Sarandes duke perdorur zjarrin dhe ne shume raste edhe eksplozivin. sh.d