E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi-Vujanoviç: Bashkëpunim në rrugën drejt BE

Presidenti Topi është takuar sot me homologun e tij malazez Filip Vujanoviç. Në konferencën e përbashkët për shtyp, të dy presidentët rikonfirmuan vullnetin dhe angazhimin e palëve për thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe efikas në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë si dhe realizimi i aspiratës integruese të dy vendeve tona në gjirin e familjes së madhe evropiane.
 

“Kemi diskutuar për çështje të ndryshme të bashkëpunimit të përbashkët, për dialogun politik që është në nivelin më të lartë,nevojën për rritjen e bashkëpunimit ekonomik, për përmirësimin e infrastruktuës, për sfidën e përbashkët të anëtarësimit në BE dhe Shqipëria mbështet anëtarësimin e Malit të Zi në NATO” theksoi Topi.
 

Axhenda e Presidentit të Malit të Zi, Filip Vujanoviç parashikon edhe dy vizita ditën e premte në qytetin e Beratit dhe në atë të Durrësit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›