Topi: Withers, merita të pamohueshme

“Ambasadori Withers do të mbetet i pazëvendësueshëm në kujtesën e popullit dhe institucioneve shqiptare për dashurinë, përkujdesjen dhe mënyrën e drejtpërdrejtë të të bërit diplomaci me një mendësi moderne, të shoqëruar edhe me kontributin e madh në përforcimin e urave të komunikimit dhe miqësisë tradicionale që lidh dy popujt dhe vendet tona”, ka deklaruar Topi.
Ndërsa diplomati amerikan nga ana e tij ka vlerësuar me nota pozitive punën e kreut të shtetit dhe është shprehur se po largohet nga Shqipëria me kujtimet më të mira.
Ai ka shprehur gjithashtu bindjen e tij se, asgjë nuk do ta ndalë popullin shqiptar që me vlerat, energjinë dhe vendosmërinë e tij të ndërtojë një Shqipëri sa më të mirë, të bazuar mbi vlerat universale të demokracisë, shtetit të së drejtës dhe rritjes së mirëqenies së gjithanshme.