Topi-Wollfarth: Dialogu konstruktiv mes palëve, me rëndësi për vendin
TIRANE - Presidenti i Republikës Bamir Topi zhvilloi sot paradite një takim me ambasadorin e OSBE-së në vendin tonë Eugen Wollfarth.
Zyra e shtypit e Presidencës bëri të ditur se takimi u realizua në kuadër të zhvillimeve më të fundit politike në vend, si dhe të realizmit të reformave të nevojshme për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Kreu i shtetit theksoi sërish domosdoshmërinë e dialogut konstruktiv ndërpartiak për përmbushjen e kritereve të një vendi demokratik që synon integrimin në familjen evropiane.
Presidenti Topi nënvizoi nevojën e realizimit të reformës zgjedhore, të asaj në drejtësi, sidomos miratimit të Gjykatës Administrative në mënyrë që vendi të ecë përpara në rrugën drejt integrimit.
Nga ana e tij, ambasadori Wollfarth i shprehu Presidentit Topi mbështetjen e mëtejshme në respekt të Kushtetutës e ligjeve në fuqi, duke vënë njëkohësisht në pah rëndësinë që të gjitha palët duhet të shënojnë përparim konstruktiv me reformën zgjedhore dhe reformat e tjera të nevojshme që i shërbejnë interesave madhore të popullit shqiptar.
Sipas njoftimit të Presidencës, kreu i shtetit dhe ambasadori i OSBE-së ndanë të njëjtat mendime për rëndësinë e bashkëpunimit politik institucional mes palëve, në mënyrë që të zbatohen standardet perëndimore të drejtësisë e të demokracisë.
(er.nu/BalkanWeb)