Topi-Wollfarth: Të përparohet në reformën zgjedhore

Gjatë bisedës, kreu i Shtetit, theksoi domosdoshmërinë e dialogut konstruktiv ndërpartiak.
“Shpreh domosdoshmërinë për dialog konstruktiv ndërpartiak, konsensus e komunikim funksional institucional të të gjithë faktorëve e aktorëve politikë në vend, duke vënë në dukje nevojën e realizimit të reformës zgjedhore, të asaj në drejtësi, sidomos miratimit të Gjykatës Administrative në mënyrë që të përmbushen të gjitha kriteret e rëndësishme të një vendi demokratik që synon integrimin zyrtar në familjen evropiane”, mësohet se ka thënë Topi.
Nga ana e tij, Wollfarth i ka shprehur Presidentit mbështetjen e mëtejshme e të palëkundur për ushtrimin e mandatit të tij në respekt të Kushtetutës e ligjeve në fuqi, duke vënë njëkohësisht në pah rëndësinë që të gjitha palët duhet të shënojnë përparim konstruktiv me reformën zgjedhore dhe reformat e tjera të nevojshme që i shërbejnë interesave madhore të popullit shqiptar.
Presidenti i Republikës dhe Ambasadori i OSBE-së ndanë të njëjtat mendime për rëndësinë e bashkëpunimit politik institucional mes palëve, në mënyrë që të zbatohen standardet perëndimore të drejtësisë e të demokracisë dhe të arrihen rezultatet e duhura në funksion të realizimit të të gjitha aspiratave madhore të shtetasve shqiptarë dhe Shqipërisë. /Start/
2012-01-19 14:40