Topi-Wollfarth kritika politikës për reformat: Vonesat të pakuptueshme
TIRANE - Presidenti i Republikës Bamir Topi zhvilloi sot paradite një takim pune me Kreun e Pranisë së OSBE-së në Tiranë, ambasadorin Eugen Wollfarth. Sipas njoftimit zyrtar të Presidencës, kreu i shtetit dhe ambasadori Wollfarth diskutuan rreth zhvillimeve më të fundit në vend, mbi reformën zgjedhore, domosdoshmërinë e rritjes së numrit të grave në politikë e vendimmarrje, reformën gjyqësore, parlamentare, çështjes së pronave, si dhe integrimin evropian të Shqipërisë.
Në përfundim të takimit, Presidenti Topi dhe ambasadori Wollfarth dhanë një prononcim për përfaqësuesit e mediave ku kritikuan politikën vonesat e në reformën zgjedhore, miratimin e ligjit të Gjykatës Administrative dhe çështjen e pronave.
“Kemi diskutuar për çështje të tjera të rëndësishme të reformave. Ramë dakord me Ambasadorin, është e pakuptueshme pse vonohet miratimi i ligjit për Gjykatën Administrative, kur të gjithë palët bien dakord. Është një gjë që duhet të realizohet sa më shpejt. Është një kërkesë e jona në radhë të parë, kërkesë e njerëzve që merren me biznese, që kanë çështje të natyrës administrative, për të liruar sistemin gjyqësor nga këto probleme dhe për t’i zgjidhur gjërat më shpejt në mënyrë më specifike. Pra, është çështje e vullnetit të politikës për ta realizuar sa më shpejt. Diskutuam me shumë reokupacion për një çështje që ndoshta është bërë gangrenë, çështja e pronave, çështja e pronave që e bën me faj politikën shqiptare, politikën e 22 viteve, pavarësisht se kush ka qenë në pozitë, kush ka qenë në opozitë. Në një vend si Shqipëria, një vend i vogël dhe me mundësi të mëdha. Pra, është një apel që ne e ndamë më zotin Ambasador, që politika e ka detyrim. Nuk mund të jetë luks i politikës që ta trajtojë çështjen e pronës si të dojë, duke dalë akte administrative pafundësisht, sa që dhe specialisti më i mirë i çështjes së pronave, e ka shumë të vështirë të orientohet, kur një herë në muaj, një herë në dy muaj, dalin akte administrative dhe shtojnë konfuzionet. Pra, politika, institucionet duhet t’i bëjnë gjërat më të thjeshta, t’i bëjnë më transparente dhe të ekspozojnë tek shqiptarët të gjithë panoramën, të cilën ne e kemi të nevojshme.”- deklaroi presidenti Topi.
“Kodi i ardhshëm zgjedhor i Shqipërisë duhet në fakt të japë më shumë mundësi për një pjesëmarrje më të madhe të grave dhe shpresoj që bashkë me të ne të mund të shohim më shumë gra kandidate e më shumë gra që fitojnë zgjedhjet e ardhshme. Gratë gjithashtu mund të jenë dhe sipërmarrëse shumë të mira dhe unë do t’i ftoja që të jenë edhe më kurajoze në ekonomi dhe më lejoni t’i drejtohem specifikisht njërës prej këtyre reformave, e kam fjalën për reformën e pronave në të cilën gratë duhet të kenë absolutisht të njëjtat të drejta që kanë edhe burrat.!”- deklaroi ambasadori Wollfarth.
(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera 8 Marsi, Topi-Wollfarth: Të rishikohet roli i gruas në shoqëri VIDEO: Topi-Wollfarth kritika politikës për reformat: Vonesat të pakuptueshme