8 Marsi, gratë e Kosovës protestojnë, politika uron
PRISHTINE- Në gjithë vendin sot po kremtohet 8 marsi, Dita e Gruas. Po zhvillohen aktivitete të ndryshme kulturore e artistike, por janë paralajmëruar edhe protesta të gruas, sic shkruan sot Koha Ditore.
Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës, sot proteston me moton: ”Nuk duam lule, duam drejtësi për gratë e dhunuara gjatë luftës”.Po sot në organizim të Aleancës së Gruas së Kosovës, gratë do të mbajnë tubim në mbështetje të ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga uron të gjitha gratë, nënat, motrat dhe vajzat, me rastin e festës së tyre, 8 Marsit.
Për këtë festë, gratë e Kosovës i ka uruar kryeparlamentari Jakup Krasniqi, duke shprehur nevojën për përpjekje të vazhdueshme në avancimin e rolit të gruas në rrjedhat e përgjithshme të shoqërisë. Edhe kryeministri Hashim Thaçi, ka uruar gratë e Kosovës për këtë festë. Tetë marsin grave të Kosovës ua uroi edhe kryetari i LDK-së e kryetari i Prishtinës Isa Mustafa.
(ma.ar/BalkanWeb)