E Shtunë, 31 Tetor 2026

8 Marsi, Topalli: Ku ka grua ka shpresë

TIRANË- 8 Marsi i këtij viti duket se është përkujtuar në një formë tjetër në vendin tonë. Një aktivitet në “Pallatin e Kongreseve”, Kryeparlamentarja Topalli ka uruar sot çdo grua shqiptare që ka dhënë kontributin e saj në 100 vjet pavarësi, nëpërmjet aktivitetit “Gruaja shqiptare në 100-vjet Pavarësi”.

“Nderojmë ato gra që nuk ia dimë emrin që na mësuan dhe ruajtën gjuhen shqipe, nënat e Ismal Qemalit dhe Isa Boletinit, ndërojmë edhe nënat kosovare”, tha Topalli.

“Kjo është dita ku në emër të Kuvendit të Shqipërisë të shpreh mirënjohjen për nënat shqiptare. Përgëzoj çdo grua shqiptare, mësuese, infermiere, biznesmene, gratë në media, art e kulturë për çdo arritje. Mendimi më shkon edhe tek çdo grua shtëpiake që i është dedikuar shtëpisë dhe familjes, me shkon tek ato gra që rrisin të vetme fëmijët e tyre, ato janë heroina”, vijoi më tej kryeparlamentarja.

Kryetarja e Parlamentit u shpreh më tej se çdo grua brenda vetes mban shpresë, ndërsa citoi edhe shprehjen, “Një grua e fortë është ajo që është e aftë të buzëqeshë në mëngjes sikur nuk ka qarë në darkë”.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›