Topi: Zbatoni marrëveshjen kornizë të Ohrit
15/04/2010 Presidenti i Republikës pritet nga drejtuesit e lartë të Maqedonisë
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i ka kërkuar homologut të tij maqedonas, Gjorgje Ivanov, zbatimin e plotë të marrëveshjes së Ohrit, marrëveshje e realizuar me vullnetin e të gjitha partive politike në Maqedoni. Kreu i shtetit shqiptar ndodhet për një vizitë dyditore në Maqedoni, dhe këtë kërkesë ai e shtroi edhe para kuvendarëve maqedonas gjatë fjalës së tij. “Marrëveshja kornizë e Ohrit mbetet shembull i kompromisit jo vetëm politik, por edhe i paqes ndëretnike në Republikën e Maqedonisë. Zbatimi i plotë i saj është element kyç për stabilitetin e Maqedonisë dhe të ardhmen e saj evropiane. Ajo i ka paraparë të gjithë qytetarët e Maqedonisë të barabartë përpara ligjit dhe Kushtetutës, duke u garantuar shqiptarëve të drejtat e tyre, të drejtën e shkollimit në gjuhën amtare dhe të përdorimit të saj, të përdorimit dhe respektimit të simboleve kombëtare, të përfaqësimit të drejtë të tyre në institucionet e Maqedonisë”, thekoi kreu i shtetit. Realizimi në kohë e me sukses i saj, vijoi Topi, kërkon kontributin dhe bashkëpunimin e të gjitha forcave politike në Maqedoni dhe institucioneve të saj. Në përgjigje të interesit të medias për këtë çështje, Presidenti Ivanov deklaroi se Maqedonia i mbron vlerat e Marrëveshjes së Ohrit. “Për sa i përket zbatimit të kësaj Marrëveshjeje, ai është paritet institucional dhe është në vazhdim e sipër”, tha Ivanov, duke bërë me dije se në kabinetin e tij qeveritar ka tre shqiptarë të punësuar. Në takimin me Presidentin Topi, dy homologët folën edhe për lëvizjen e lirë, proces që rrit mirëbesimin mes popujve. Ai shprehu besimin se Shqipëria është shumë afër këtij çasti historik për shoqërinë shqiptare. Në vizitën e tij, Topi u takua edhe me Kryeministrin Nikola Gruevski dhe Presidentin e Asamblesë së Republikës së Maqedonisë, Trajko Veljanoski. Në bisedimet mes palëve, të dy vendet ndanë objektivin e përbashkët për integrimet euroatlantike, dhe kjo me qëllim të një stabiliteti të qëndrueshëm mes vendeve tona.
Shqipja, gjuhë e dytë zyrtare në Maqedoni?
Statusi i gjuhës shqipe garantohet me Kushtetutë dhe me Marrëveshjen e Ohrit, por drejtues të lartë të Maqedonisë kanë deklaruar vazhdimisht se partitë politike shqiptare nuk duhet të shpresojnë se gjuha shqipe në Maqedoni do të jetë gjuhë e dytë zyrtare. Në korrik të 2008-ës Parlamenti maqedonas votoi ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe. Me këtë ligj, gjuha shqipe do të përdoret si gjuhë zyrtare në të gjitha komunat ku shqiptarët janë mbi 20%. Gjuha shqipe sipas këtij ligji do të përdoret në komunikim me qeverinë, në polici, si dhe në pushtetin gjyqësor. Edhe ligjet dhe do të miratohen në shqip.
Përplasja mes palëve për Enciklopedinë maqedonase
Në muajin shtator të vitit të shkuar, Akademia Maqedonase e Shkencave dhe Arteve botoi një Enciklopedi që shkaktoi reagime të ashpra, fillimisht nga subjektet shqiptare por më pas edhe ato maqedonase. Ajo përshkruan shqiptarët me epitete ofenduese, thotë që shqiptarët kanë filluar të vijnë në Maqedoni në shekullin XVI duke ushtruar dhunë ndaj maqedonasve, si dhe ka interpretime të pasakta për UÇK-në, duke thënë se atë e kanë stërvitur ushtarët britanikë dhe amerikanë, për Ali Ahmetin, që drejtonte UÇK-në, që tani është kryetar i BDI-së, por edhe për figura historike si Nënë Tereza dhe Skënderbeu. Enciklopedia përshkruan NATO-n si “agresor modern”, ndërkohë konsiderohet tejet e politizuar, duke i kushtuar më shumë vëmendje Kryeministrit aktual Nikolla Gruevski, sesa politikanëve të tjerë që janë më gjatë në skenën politike. Këto bënë që më pas të reagojnë edhe intelektualë dhe subjekte maqedonase. Pas kësaj, Kryesia e Akademisë shkarkoi gjithë redaksinë e Enciklopedisë, dhe mori vendim për heqjen e botimit nga qarkullimi.
Lëvizja e lirë e fqinjëve
Presidenti Topi është shprehur dakord me lëvizjen e lirë të fqinjëve tanë, përfshirë këtu edhe popullin serb, por ka shprehur dëshirën që e njëjta gjë të ndodhë edhe për popullin e Kosovës. “Hapësirën e lirisë duhet ta shijojnë të gjithë, pavarësisht nga retrospektiva historike, ku të parët që duhet të impenjoheshin për lëvizjen e lirë duhet të ishin ata që ishin të izoluar e të përndjekur, por sot është koha që të flas me një gjuhë të moderuar, evropiane, ku të gjithë qytetarët duhet të lëvizin të lirë; kjo është një kërkesë imediate e kohës”, tha ai. Në këtë kontekst, një vend të rëndësishëm ai i ka dhënë edhe komunikimit midis presidentëve, kryeministrave, që sipas Presidentit Topi, do të krijojë pikërisht atë imazh të ri, që edhe Evropa ta shohë rajonin tonë me një sy tjetër. “Republika e Shqipërisë është e gatshme të zgjerojë bashkëpunimin dhe me vendet e tjera”, tha Topi.
Marrëveshja e Ohrit (parimet themelore)
Tërësisht dhe pa kushte hidhet poshtë përdorimi i dhunës për realizimin e qëllimeve politike. Vetëm zgjidhjet paqësore politike mund ta garantojnë stabilitetin dhe ardhmërinë demokratike të Maqedonisë.
Sovraniteti dhe integriteti territorial i Maqedonisë dhe karakteri unitar i shtetit janë të pashkelshëm dhe duhet të rruhen. Nuk ekzistojnë zgjidhje territoriale për çështjet etnike.
Karakteri shumetnik i shoqërisë maqedonase duhet të ruhet dhe të gjejë shprehjen e vet në jetën publike.
Një shtet bashkëkohor demokratik, në rrjedhën natyrore të zhvillimit dhe krijimit të vet, duhet vazhdimisht të sigurojë Kushtetutën e tij, që tërësisht t’i plotësojë nevojat e të gjithë qytetarëve të saj, në pajtim me standardet më të larta ndërkombëtare, si dhe vetë të zhvillohen vazhdimisht.
Zhvillimi i pushtetit vendor është me rëndësi thelbësore për nxitjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në jetën demokratike dhe për përparimin e respektimit të identitetit të bashkësive.