E Shtunë, 31 Tetor 2026

KLD, mbledhje me dyer të mbyllura për disa vendime

15/04/2010 Për aftësinë e gjyqtarëve

TIRANË- Këshilli i Lartë i Drejtësisë zhvilloi dje për disa orë mbledhjen e radhës me dyer të mbyllura duke marrë një sërë vendimesh. Mbledhja u drejtua nga zv/kryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu, duke qenë se Presidenti Bamir Topi ndodhet për një vizitë pune jashtë shtetit. Sipas njoftimit zyrtar, pasi u diskutua në lidhje me projektvendimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë “Për vlerësimin e aftësive profesionale dhe etike të gjyqtarëve”, duke marrë në konsideratë dhe sugjerimet e anëtarëve të Këshillit, në përfundim u vendos të miratohet vendimi i KLD- së për “Sistemi i vlerësimit të gjyqtarëve”. Më pas u diskutua “Për bazat e të dhënave shtetërore”, dhe në përfundim u vendos të ngrihet një grup pune i përbërë nga anëtarët e Këshillit: Lefteri Lleshi, Neshat Fana dhe Shkëlqim Miri, të cilët do të përgatisin materialin përkatës, për ta diskutuar më pas në një mbledhje të ardhshme të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›