Topi: Zgjedhjet e 8 majit, për qytetarin, jo politike
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, gjatë një konference për qeverisjen vendore, ka thënë se zgjedhjet e 8 majit duhet të fokusohen tek problemet e qytetarëve dhe nuk duhet të politizohen.
“Kemi nevojë të shikojmë ide, konfrontime, alternime dhe sinkronizime idesh. Nuk është nevoja që të bëjnë konflikte politike, por partitë dhe kandidatët të tregojnë sens, ku të bashkojnë idetë e tyre, ka thënë presidenti, i cili theksoi rëndësinë që tematika e politika qendrore duhet të ndahet nga politikat e pushtetit vendor, e kjo duhet bërë e qartë edhe për zgjedhjet lokale.
Presidenti ka shfaqur edhe shqetësime në lidhje me bllokimin e disa projekteve nga këshillat bashkiakë në disa raste.
Kam parë shfaqjekur janë bllokuar projekte thjesht për shkak të emocioneve politike apo të refleksioneve të deformuara në lidhje me politikën. Rasti ekstrem është në Tiranë. Ka një projekt të miratuar në 1989 dhe jemi në vitin 2011 dhe ende nuk kemi marrë ende një vendim. Bëhet fjalë për Unazën e Madhe të Tiranës, ka thënë Topi.