E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS Policia e Shtetit te jete jashte zgjedhjeve

Takimi Rama i tregon Lajcak kushtet e opozites per zgjedhje te lira

Partia Socialiste ka shtruar dje ne tryezen e diskutimeve me te derguarin e Bashkimit Europian Miroslav Lajcak kushtet e veta per mbarevajtjen e nje procesi zgjedhor me standarde me 8 maj 2011. Sipas njoftimeve te selise roze ne takimin e zhvilluar mes Lajcak dhe ekipit socialist te perbere nga kryetari Edi Rama dhe nje nga drejtuesit e Grupit Parlamentar deputetit Taulant Balla eshte diskutuar per procesin elektoral qe po afron per te cilin eshte kerkuar qe te zhvillohet sipas standardeve. Gjate takimit me zotin Lajcak Edi Rama nenvizoi disa prej masave qe duhen ndermarre per te rikthyer besimin e shqiptareve tek e drejta e votes dhe zgjedhjet e lira si dhe njekohesisht e siguroi te derguarin e zonjes Ashton per gatishmerine dhe angazhimin e Partise Socialiste dhe Opozites se Bashkuar per te bere gjithcka ka ne dore ne drejtim te nje procesi te ardhshem zgjedhor te standardeve te plotesuara njofton me kete rast zyra e shtypit e PS-se. Nje vullnet qe duket se flet edhe per rivendosjen e dialogut politik ne vend qe zakonisht behet teme e dites sa here qe perfaqesues te huaj e vizitojne Shqiperine dhe politiken shqiptare. Masat e sugjeruara jane ato qe selia roze dhe aleatet e saj referojne prej kohesh e qe kane te bejne sa me Komisionin Qendror te Zgjedhjeve aq edhe me listat e zgjedhesve. Nje element me shume qe duhet marre ne konsiderate eshte edhe roli i Policise se Shtetit nje institucion qe eshte perfshire ne akuze direkte dhe ka asgjesuar cdo besim te PS qe prej 21 janarit. Ky duket te jete ndoshta angazhimi i fundit i nivelit te larte qe diplomacia nderkombetare ndermerr per Shqiperine te pakten deri ne zgjedhjet e 8 majit. Do te jete procesi elektoral dhe administrimi i tij qe do te faturojne pergjegjesite e klases politike shqiptare duke kushtezuar sjelljen e nderkombetareve. Kur ka mbetur vetem 1 muaj e gjysme nga data finale do te jene diplomatet ne Tirane ata qe do te ndermjetesojne per gjithcka nisur nga fakti se institucionet kryesore funksionojne formalisht.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›