E Shtunë, 31 Tetor 2026

Votimet ne Tirane

Denis Dedej

Pavaresisht disa incidenteve, te vogla qe nuk perbenin rrezik per zhvillimin normal te procesit zgjedhore, Qarku i Tiranes zhvilloi dje zgjedhjet te standardeve evropiane. Kjo gje eshte pranuar edhe nga kryetaret e dy partive me te medha, te Partise Demokratike dhe Partise Socialiste. Sic eshte e percaktuar ne Kodin Zgjedhore, ne 826 qendrat e votimit ne Qarkun e Tiranes, jane hapur dyert per votuesit ne oren 7:00. Ne hapjen e procesit nuk eshte shenuar asnje problem. Ndersa edhe policia, nepermjet nje deklarate per mediat, vetem 3 ore pas hapjes se qendrave te votimit, beri te ditur se nuk kishte asnje lajmerim per ndonje incident. Nje shqetesim i vogel per disa banore te Tiranes, ka qene se nuk kane mundur te votojne pasi ne pasaporta mbajne emrin e vajzerise, ndersa nuk kane ndryshuar gjeneralitetin pas marteses. Kjo ka veshtiresuar te gjejne emrat ne listen e lagjes ku banojne, ose te mos e kene emrin ne listat zgjedhore. Vetem nga ora 15:00, dy vezhgues te Partise Demokratike kane paditur dje penalisht per kanosje dhe fyerje, tre simpatizante te Partise Socialiste, te cilet jane ish-punonjes te Policise se Shtetit. "Paraditen e se dieles, ne afersi te shkolles "Mysime Kokolari" ne Tirane, dy shtetas, vezhgues te jashtem te subjektit politik Partia Demokratike, jane fyer dhe kanosur nga simpatizante te subjektit Partia Socialiste, midis te cileve tre ish-punonjes te Policise se Shtetit", beri te ditur nepermjet nje deklarate per shtyp, zedhenesi i Policise se Shtetit, Klodian Branko. Me pasi, ai sqaroi se te dy shtetasit, duke vleresuar situaten dhe per te mos u perplasur fizikisht me keta simpatizante, jane larguar per ne drejtim te Komisariatit te Policise Nr.6 Tirane, ku kane depozituar kallezim penal per fyerje dhe kanosje ne ngarkim te tre ish-punonjesve te Policise se Shtetit dhe konkretisht ndaj; Pjerin Ndreu, Valentin Floriri dhe Fatmir Lleshi. Pak me vone, Partia Socialiste, njoftoi se ne numrin 044801050 eshte denoncuar zv/ministri Brendshem i cili, sipas denoncimit, ka hyre ne nje qender votimi ne Tirane, duke ushtruar presion. E vetmja situate e cila nuk eshte "kaperdire" lehte, ishte denoncimi nga ana e kandidatit te Partise Socialiste per Qarkun e Tiranes, Saimir Tahiri, i cili pretendon se eshte sulmuar ne zonen e Kombinatit ne Tirane, ne qendren e votimit 1862 nga truproja e ministrit Nishani dhe nje punonjes i SHKB. Rreth ores 19:00 te gjitha qendrat e votimit jane mbyllur, per te derguar kutite e votimit ne vendin e numerimit te votave.

ZHVILLIMI

Sic eshte e percaktuar ne Kodin Zgjedhore, ne 826 qendrat e votimit ne Qarkun e Tiranes, jane hapur dyert per votuesit ne oren 7:00. Ne hapjen e procesit nuk eshte shenuar asnje problem dhe cdo gje eshte perfunduar me se miri.

INCIDENTI

Dy vezhgues te Partise Demokratike kane paditur dje penalisht per kanosje dhe fyerje tre simpatizante te Partise Socialiste, te cilet jane ish-punonjes te Policise se Shtetit, qe jane fyer dhe kanosur ne afersi te shkolles "Mysime Kokolari", ne Tirane.

Qendra votimit 824

Mandate deputetesh 32

KZAZ ne Qarkun Tirane 16

KZAZ ne kryeqytet 11


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›