E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: Zgjedhjet, test dhe gur prove per ne BE dhe NATO

Rozeta Rapushi

Zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit, jane guri i proves per anetaresimin e Shqiperise ne NATO, si dhe testi per te ecur me tej drejt Bashkimit Evropian. Mesazhi kete here, u dha nga Presidenti i Republikes, Bamir Topi, i cili iu kerkoi partive politike te kene kujdes ne kete proces kaq te rendesishem zgjedhor. I pranishem ne Forumin per anetaresimin e Shqiperise ne NATO, Topi dha keshilla te qarta per partite politike ne keto zgjedhje. Sipas tij, ato jane pergjegjeset kryesore ne zhvillimin dhe realizimin e zgjedhjeve te lira dhe te ndershme. "Standardet e kerkuara te zgjedhjeve politike te qershorit, nuk permbushen vetem duke ndertuar infrastrukturen e nevojshme zgjedhore, por edhe duke bere nje fushate transparente programore, vizionare dhe etike, per te ndergjegjesuar qytetaret se vetem nepermjet votes se lire, ata mund te behen pjese e zgjidhjes se problemeve dhe ndertimit te se ardhmes se tyre", kerkoi Presidenti. Sipas tij, perpos detyrimit ligjor ndaj shtetasve te saj, politika nepermjet zgjedhjeve parlamentare, ka pergjegjesine e madhe ta shkepuse perfundimisht kete vend nga udhekryqet historike dhe politike. "Zgjedhjet e ardhshme parlamentare te 28 qershorit, jane jo vetem testi i Shqiperise per te ecur me tej ne anetaresimin e saj ne Bashkimin Evropian, por edhe guri i proves me i afert qe anetaresimin tone ne NATO, e kthen ne pergjegjesi te permbushur me sukses dhe te perligj besimin qe aleatet tane na kane dhene", vijoi ai. Sinjale te tilla, se zgjedhjet e 28 qershorit, jane testi per Shqiperine ne rrugen drejt anetaresimit ne Bashkimin Evropian, po vijne cdo dite nga faktori nderkombetar. Ne qendrimet publike, Bashkimi Evropian, Komisioni Evropian dhe ambasadoret e tyre ne vendin tone, kane bere thirrje per zhvillimin e zgjedhjeve te lira, si ura e vetme qe do te coje Shqiperine ne Bashkimin Evropian. Per te ndjekur nga afer procesin pergatitor te zgjedhjeve, nderkombetaret kane sjelle edhe eksperte per te vezhguar nga afer fazen pergatitore. Diten e sotme, ekspertet e pare te mberritur ne mes te ketij muaji, pritet te hartojne dhe raportin e pare per procesin e pergatitjes se zgjedhjeve ne Shqiperi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›