E Diel, 1 Nëntor 2026

Uidhers: Sistemi i drejtesise ne nje shoqeri demokratike, me i rendesishmi

Ne nje ceremoni te vecante te organizuar dje ne Gjirokaster, eshte peruruar Zyra e Informimit Publik ne Gjykaten e Apelit. Ne kete ceremoni ishin te pranishem ambasadori i SHBA-s ne Tirane, John L. Uidhers, zevendes kryetarja e Prezences se OSBE-se, Herrmanns, nenkryetari i Keshillit te Larte te Drejtesise (KLD), Kreshnik Spahiu dhe ministri i Drejtesise, Enkelejd Alibeaj. Konkretizimi i kesaj iniciativa u be i mundur me mbeshtetjen e Prezences se OSBE-se ne Shqiperi, USAID dhe Gjykates se Apelit Gjirokastres. Mes te tjerash ne fjalen e tij, ambasadori i SHBA-s, Uidhers, duke iu referuar ngritjes se Zyres se Informimit Publik, u shpreh se nderhyrje te tilla, megjithese relativisht te vogla, jane ato qe sjellin nje ndryshim te vertete si ne perjetimin real te publikut ashtu edhe ne perceptimin per gjyqesorin. Uidhers tha se eshte mjaft e pershtatshme qe Gjykata e Apelit ne Gjirokaster, eshte zgjedhur nga OSBE dhe USAID per aplikimin e ketij projekti. "Themeli i cdo shoqerie, jo vetem i Shqiperise, por edhe i shoqerise amerikane, mbi te cilen duhet te bazohet eshte sistemi i drejtesise. Ky sistem siguron qe shteti i se drejtes po realizohet dhe pa shtetin e se drejtes, nuk ka demokraci", ka pohuar Uidhers. "Shteti i se drejtes, vijoi ai, e ben cdo individ te jete ne demokraci, e krijon dhe e filtron cdo shoqeri ne demokraci. Ajo qe mund te bejme ne per ta ndihmuar sistemin e drejtesise, per te ndertuar shtetin e se drejtes ishte hapja e zyres se informacionit per publikun ketu ne Gjirokaster. Do te jete nje qender per te gjithe, duke filluar nga qytetaret e thjeshte, deri te administrata e gjykatesit. Sistemi i drejtesise duhet te kete besimin e qytetareve te shoqerise dhe informacioni eshte themeli i ketij besimi", tha Uidhers. B.Kore


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›