"Shqiperia ne NATO, te luftohet korrupsioni"
Presidenti Bamir Topi u shpreh dje, se me anetaresimin ne NATO, detyrat qe i dalin perpara Shqiperise jane te shumta. Sipas tij, kerkohet marrja e masave te vazhdueshme per reforma politike e administrative, drejt forcimit te institucioneve demokratike te mbeshtetura ne sundimin e ligjit, per luften kunder krimit te organizuar e korrupsionit. "Perfundimi i kornizes ligjore te nevojshme, se bashku me reformat ne sistemin e drejtesise, eshte kriter i domosdoshem per t'u permbushur nga nje vend anetar i NATO-s, apo nje vend qe pret te aplikoje per kandidat ne Bashkimin Evropian", u shpreh Presidenti, ne forumin e organizuar per anetaresimin ne NATO te Shqiperise ne 4 prill ne Strasburg. Kreu i shtetit, theksoi se te gjithe duhet ta kuptojne se nje vend anetar i NATO-s, kerkon edhe nje ekonomi te qendrueshme, e cila prodhon dhe sistem politik te qendrueshem. "Shqiperia ka vite qe vepron sikur te ishte anetare me te drejta te plota ne Aleancen e Atlantikut te Veriut. Krahas reformave te thella te brendshme ne raportet me NATO-n, Shqiperia ka ndare pergjegjesite e saj per problemet madhore te sigurise euroatlantike", u shpreh Topi. Kreu i shtetit, permendi faktin se Shqiperia ka prodhuar siguri dhe i ka dhene Aleances kontributin e saj si ne Ballkan, ashtu edhe ne Afganistan. "Ky eshte nje angazhim politik dhe praktik, i cili do te shumefishohet me anetaresimin e Shqiperise me te drejta te plota", premtoi ai. Ne keto kushte, nje nga sfidat e reja te Shqiperise, si anetare e re e NATO-s, do te jete rritja dhe pershtatja e aftesive per te dhene ndihmese ushtarake sistematike per sigurine nderkombetare, sipas nevojave qe do te paraqiten dhe kerkesave qe do te shtrohen per t'u permbushur.