E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në Elbasan-Librazhd, 5 të plagosur


Pesë persona kanë mbetur të plagosur në një aksident të ndodhur në aksin Elbasan-Librazhd.
Sipas njoftimeve të bëhet e ditur se aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Mirakë.
Policia bëri të ditur se automjeti me targa TR 4665 K, i cili drejtohej nga shtetasi Fatos Gjoni, është përplasur me një kamion me targa T 8672C.
Në automjetin e parë ndodheshin duke udhëtuar katër persona ndërkohë që në kamionin me targa të Tiranës udhëtonte Flamur Meçka.
Policia tha se ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes duke u dhënë ndihmën e parë të plagosurve të cilët u dërguan në spitalin rajonal ndërkohë që hetimet për ngjarjen vazhdojnë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›