E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Gratë kanë përcaktuar fituesin e zgjedhjeve në 20 vite

Është një privilegj i madh të përulem me nderim para të gjitha atyre vajzave dhe grave me të cilat bashkëpunova dhe bashkëpunoj në punën time. Para çdo gruaje dhe vajze shqiptare, ju për çdo vend, për çdo individ, për çdo komb nëna është burimi i jetës. Për ne shqiptarët një komb ndër më të lashtit në planet nëna është arkitektja e identitetit tonë kombëtar. Kështu është shprehur kryeministri Berisha në fjalën e tij në koncert-takimin me temë “Gruaja shqiptare në 100 vjet Pavarësi”.

Ai ka theksuar më tej se në këtë 100-vjetor nderimi më i madh i përket grave dhe nënëve shqiptare “ Në 100 vjet përpjekje të jashtëzakoshme për liri dhe dinjitet në çdo moment në çdo rrethanë në krye të sakrificës kanë qënë gratë dhe nënat shqiptare” ka shtuar Berisha

Kreu i qeverisë ka vlerësuar gjithashtu rolin e grave në përmbysjen e diktaturës ndërsa shtoi se ato kanë përcaktuar çdo fitore të demokracisë . “Jeni ju nëna dhe motra që u shndërruat ne faktorin kryesor të përmbysjes së diktaturës. Ju keni përcaktuar çdo fitore të demokracisë në këto 20 vite. Jeni ju vajzat dhe gratë shqiptare që sot shkëlqeni dhe përbëni emblemën e mrekullueshme të kombit shqiptar. Sot kudo ju jeni historia e të vërtetës dhe suksesit, në parlament, qeveri, administratë. Roli dhe kontributi juaj në reforma ka qenë dhe mbetet përcaktues”, u shpreh Berisha.

Ndërsa ka vlerësuar figurën e ndritur të Nënë Terezës, kryeministri Berisha i bëri apel grave dhe vajzave shqiptare të frymëzohen nga forca e saj për ta bërë shoqërinë shqiptare më të begatë. "Asnjë vajzë, asnjë grua në rajon në Europë dhe në botë nuk ka burimin e frymëzimit që kanë gratë dhe vajzat shqiptare si Gonxhe Bojaxhi. Kjo grua shtatvogël por me një zemër të madhe sa mbarë njerëzimi meritoi me forcën e virtytit dhe të forcës titullin “Nënë Tereza e mbarë njerëzimit”. Le t`ju frymëzojë ju forca e jashtëzkonshme e shpirt të saj për ta bërë shoqërinë shqiptare më të drejtë, më të barabartë, më humane” shtoi më tej Berisha.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›