Rama: Verbëria e Berishës krijoi Shqipërinë e ndërtimeve pa leje

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka reaguar në rrjetin social “Twitter” në lidhje me deklaratat e kryeministrit Berisha në prezantimin e projekteve për bulevardin e Tiranës.
Sipas kreut të PS-së verbëria antiurbane e kryeministrit krijoi Shqipërinë e batërdisur nga ndërtimet pa leje. “Zgjedhja e qartë:Një Rilindje Shqiptare ose Rrënim i mëtejshëm” shkruan Rama.
Rama gjithashtu i ka cilësuar deklaratat e kryeministrit për urbanistikën si të pakuptimta. “Aq sa ka shans që një ministër të fitojë në Voice of Albania, po aq shanse ka që ta dëgjosh KM të thotë ndonjë gjë me kuptim për urbanistikën” shkruan më tej në “Twitter” Rama.