Topi, akuza sherbimeve inteligjente

Presidenti Bamir Topi kerkoi dje emra dhe mbiemra te fajtoreve qe shkaktuan tragjedine e Gerdecit. Teper i ashper, gjate mbledhjes se Keshillit te Sigurimit Kombetar, Topi u tha dje krereve te institucioneve te drejtesise se tragjedia s'mund te mbetet jetime. "Ajo ka fajtore dhe pergjegjes me emra dhe mbiemra", tha kreu i shtetit, duke kerkuar nga prokuroria po dhe institucione te tjera gjetjen e pergjegjesve sa me shpejt. Sipas Presidentit, nuk mund te kete me tolerance ndaj te gjithe atyre qe duan te pasurohen mbi kurrizin e femijeve, apo ndaj atyre qe, sipas tij, mund te rikthejne marredheniet poshteruese te punes ne Shqiperi. "Pres nga Sherbimet Informative, nga Policia dhe nga Inspektoratet e ndryshme shteterore, te godasin pa meshire kedo qe shfrytezon nje njeri tjeter, per te pasuruar veten. Gjithashtu, duhet te punohet per sekuestrimin e cdo pasurie te paligjshme te vene nga aventuriere, te cilet mendojne se jane me te forte nga ligji dhe shteti", tha Topi, pa permendur emra konkrete. Ne mbledhjen e Keshillit te Sigurimit, zhvilluar me dyer te mbyllura, Presidenti degjoi raportimin e krereve te institucioneve mbi situaten, atij te SHISH, Bahri Shaqiri, Prokurores se Pergjithshme, Ina Rama, apo dhe ish-ministrit te Mbrojtjes, Fatmir Mediu.
Akuzat
Sulmi me i madh i Presidentit u rezervua per sherbimet inteligjente shqiptare qe nuk kane dhene asnje sinjal per situaten. "Si shpjegohet qe askush nuk na kishte vene ne dijeni per kete gjendje ne terren? E kam fjalen per SHIU, SHISH, Forcat e Armatosura, Policine e Shtetit, sherbimet e autoritetit fiskal, ato te punes dhe te autoriteteve monitoruese te shendetit paraprak, prej te cilave nuk ka pasur as edhe nje rresht te vetem informacion mbi ate qe ndodhte ne Gerdec", reagoi Topi. Ai e cilesoi te pafalshme faktin qe asnje prej krereve te ketyre institucioneve nuk kane thene as edhe nje fjale per nje punishte te paligjshme dhe shume te rrezikshme prane aeroportit te vetem nderkombetar ne vend dhe te autostrades kryesore te vendit. "Nuk e besoj se askujt nuk i kishte rene ne sy kjo situate, ndaj kerkoj qe me transparence te nxjerrim perfundimet e duhura ne lidhje me punen qe institucionet dhe agjencite e specializuara ne vend nuk e kane kryer. Ta konsiderojme rastesi, paaftesi, apo si nje sjellje te papergjegjshme ndaj nje realiteti shqetesues?", dyshoi Presidenti. Nga ana tjeter, ai shprehu zhgenjim te madh per faktin se ne zone punonin njerez te pa specializuar dhe te pa trajnuar. Kreu i shtetit vuri ne dukje se nje gje e tille eshte e pafalshme kur shume ish-ushtarake te arsimuar jane te papune dhe procese te tilla delikate kryhen nga civile, qe nuk kane kryer as edhe nje dite sherbim ushtarak.
Detyrat
Presidenti Topi ngarkoi dje me detyra per te nxjerre nga tragjedia Gerdecin, thuajse te gjitha strukturat shteterore. Topi kerkoi nga qeveria ne menyre emergjente plane afatmesme dhe afatgjata me karakter ekonomik dhe social per zonen, qe, sipas tij, duhet te zbatohen familjeve qe iu demtuan shtepite, pasurite dhe jeta. Po keshtu, kreu i shtetit kerkoi bashkepunim mes te gjitha strukturave te shtetit dhe atyre vendore qe te dalin te gjitha demet per cdo familje. "Duhet gjithashtu nje proces i gjithanshem demshperblimi sa me i shpejte dhe efektiv per viktimat dhe familjet e tyre", tha Topi. Perpos ketyre, Presidenti, duke iu drejtuar organeve te drejtesise, kerkoi hetim te ngushte mes te gjitha institucioneve per nxjerrjen e fajtoreve para ligjit dhe ndeshkimin e tyre. Duke iu drejtuar Kryeprokurores Ina Rama, Topi tha se eshte i nevojshem te vijoje hetimi i pavarur dhe profesional. Ndersa nga Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura, Presidenti Topi kerkoi ne menyre urgjente qe te gjejne rrugedaljen me efikase per armatimet dhe municionet. "Duhet te bejme me cdo kusht cmontimin e tyre dhe eliminimin e cdo arme te tepert ne territorin e Republikes se Shqiperise", tha prere Presidenti. Kreu i shtetit kerkoi nje angazhim me te madh te te gjitheve per rikthimin e besimit ne syte e publikut ne vend, por edhe atij kombetar. "Shtetasit na kane dhene besimin per t'i drejtuar ata", u shpreh ai.
Propozimi
Presidenti Bamir Topi sugjeroi dje ngritjen e nje Drejtorie te Pergjithshme te Mbrojtjes Civile qe te veproje si nje institucion koordinues per te gjitha ministrite e linjes ne rastin e fatkeqesive te medha. Gjithashtu krijimi i nje Qendre Operative te Emergjencave Civile do te kontribuonte ne rritjen e efikasitetit te menaxhimit te krizave.
Rreziku
Kreu i shtetit vleresoi dje se do te ishte e pafalshme qe procesi historik i integrimit euroatlantik te komprometohej nga papergjegjshmeria apo nga veprimtaria e paligjshme e ndonje individi, cilido qofte ai, te ndonje zyrtari te korruptuar dhe te cilitdo qe i eshte kundervene interesave kombetare te Shqiperise dhe shqiptareve.
SSSASS