E Shtunë, 31 Tetor 2026

Avokati i Delijorgjit: Nuk ka prova

Nje dite pas caktimit te mases se sigurise "arrest me burg" nga Gjykata e Tiranes, avokati mbrojtes i Mihal Delijorgjit dhe Dritan Minxhollit, Arben Prifti, tregon se organi i akuzes nuk ka paraqitur prova gjate caktimit te mases se sigurise. Sipas avokatit mbrojtes, organi i akuzes deri me sot eshte marre me pasojat e shperthimit, viktimat, si dhe demet e medha materiale. Mbrojtja ben te ditur se do ta apeloje serish masen e sigurise. Sipas tij, te gjitha kontratat kane qene te rregullta e te noterizuara. Nderkohe qe ne fabrike cmontimi realizohej nga ushtarake te liruar nga reforma.
Kur do ta apeloni ceshtjen?
Menjehere sapo te dale vendimi i Shkalles se Pare ne lidhje me masen e ndalimit te klienteve te mi do te paraqes dokumentet per ne Gjykate te Apelit, per te ndryshuar edhe masen e sigurise.
Cfare strategjie do te ndiqni ne Apel?
Fillimisht do te shikoj argumentimin qe ka dhene Shkalla e Pare ne lidhje me masen e sigurise. Nese do te verej qe ka pasur shkelje ne procedura, atehere do te vendos theksin ne kete shkelje, ne te kundert do te mbaj te njejtin qendrim si ne Shkallen e Pare. Ne Shkallen e Pare nuk m'u pranua kerkesa per nje mase sigurie me te bute, pasi te dy klientet e mi nuk kane pasur rrezikshmeri per largim jashte vendit, kjo perkeqeson situaten.
Cfare prova ju paraqiti organi i akuzes?
Prokuroret nuk u moren me provat por na paraqiten vetem pasojat ne viktima, deshmitaret e marre ne pyetje si dhe kontratat qe kane. Ne kontrata nuk kemi hyre akoma pasi duhet te shikojme dyshimin e organit te bazuar ne prova. Prokuroria nuk na ka paraqitur prova por dyshime.
Po kontratat si kane qene?
Kontratat kane qene te rregullta ketu do te shihet nese kane qene te noterizuara apo jo. Edhe ne deshmine qe ka dhene Dritani tregon qe te gjitha kontratat kane qene ne fabrike, te cilat tani jane te djegura. Por ka disa kopje te kontrates, te cilat kane qene ne Ministri te Brendshme dhe keto duhet te shihen si jane, por sigurisht kjo i perket nje faze te mevonshme, asaj te themelit.
Ka pasur masa sigurie ne fabrike?
Sigurisht qe ka pasur masa sigurie ne fabrike. Ka pasur nje rregullore te pergatitur me asistente te huaj.
Aktualisht cfare strategjie po ndiqni per te nxjerre klientet tuaj?
Jam duke ndjekur hap pas hapi te gjitha veprimet qe eshte duke kryer organi i akuzes. Keta te fundit jane duke u marre vetem me pasojat e shperthimit, nuk jane marre ende me fazen e hetimet me shkeljet qe dyshojne se jane kryer nga ana e klienteve te mi.

Grupet e punonjesve te fabriken e cmontimit ne Gerdec kane qene te monitoruara nga ushtarake. Kete fakt e ka bere te ditur avokati mbrojtes i dy te pandehurve, Mihal Delijorgji, administratori i firmes "Albademil" dhe Dritan Minxhollit, drejtori teknik i punimeve. Sipas mbrojtjes, ne krye te grupeve, te cilat ishin te perbera me 21 vete dhe qe merreshin me procese te ndryshme te cmontimit ishin ushtarake, te cilet ishin nxjerre nga reforma. Keta te fundit kane qene specialiste ne kete fushe dhe monitoronin procesin e cmontimit nga ana e punonjesve.

SSSASS

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›