E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI: Gjirokaster, te marre fund betonizimi i qytetit

Ne Diten Nderkombetare te Monumenteve te Kultures, perfaqesues te deges lokale te Levizjes Socialiste per Integrim ne Gjirokaster, kane kerkuar qe t'i jepet fund betonizimit dhe indiferences, karshi vlerave te trashegimise kulturore te qytetit te gurte. Dje, te rinjte e LRI-se kane zhvilluar nje aksion per largimin e mbetjeve urbane dhe sistemimin e mjediseve te baneses se gurte te Skendulateve, e cila gezon statusin si "Monument Kulture". "Ndermorem kete nisme ne shtepine e Skendulateve, per te dhene mesazhin qe Gjirokastra te ardhmen e saj, e ka te zhvillimi i turizmit familjar", ka pohuar Sinoimeri, kreu i LSI lokale. "Duam edhe nje here t'i bejme thirrje qeverise dhe pushtetit lokal, qe te ktheje syte nga Gjirokastra, pasi ky qytet nuk e ka te ardhmen tek ndertimi i pallateve, i heqjeve te kalldremit dhe shtrimit te rrugeve me beton, por tek zhvillimi dhe ruajtja e vlerave te ketyre shtepive, me qellim qe te rinjte tane te kene nje te ardhme sa me te mire", ka pohuar Sinoimeri. B. Kore


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›