Topi, apel për mbështetje ndaj fëmijëve
Dy dite para 20 majit, qe njihet si dita kombetare e femijeve jetime, Teatri i Operas dhe Baletit ne Tirane, ka mbledhur ne ambientet e tij, ne nje koncert festiv, rreth 300 femije, kreun e shtetit Bamir Topi, ambasadoret e akredituar ne vendin tone, perfaqesuesit e komuniteteve fetare, artiste, sportiste e biznesmene. Per me shume se 2 ore, te ftuarit kane ndjekur, nje koncert festive sensibiluzes, ne te cilin jane percjelle mesazhe jo vetem nga femijet jetime, por edhe nga perfaqesuesit e shtetit. Presidenti Bamir Topi, ka percjelle mesazhin se njerezit e politikes duhet te mendojne me shume per kete kategori femijesh, te cilet kane nevoje per mbeshtetje.
"Sot ne natyrisht qe nuk do flasim per politike, por jeta eshte shume komplekse, ka nevoje te flitet per politike, por ka nevoje qe jeta ti ruaje propocionet e saj dhe ndonjehere vertete mesazhet per femijet jetime i leme ne planin sekondar. Dhe kjo eshte nje autokritike qe vjen nga une separi", u shpreh Bamir Topi, president i Republikes.
Kreut te i shtetit, ne fund te ketij koncerti i eshte dorezuar nga Instituti i integrimit te femijeve jetime shqiptare, titulli "Simbol i vlerave humane". Pas dorezimit te titullit, zoti Topi ka dekoruar me medaljen e mirenjohjes zonjen Evanthi Ciko si dhe kengetaren Ema Qazimi, me titullin "Mjeshtre e madhe". Ne kete event festiv ka pershendetur dhe ambasadori amerikan Xhon Uidhers, i cili ka percjelle mesazhin se duhet me shume mbeshtetje per femijet jetime.
Edlira Sulejmani < I mëparshmi