E Hënë, 2 Nëntor 2026

Topi: Në zyrën time nuk ka negociata

Nëse vijojnë negociatat mes dy partive kryesore, për krizën politike ne to nuk është i përfshirë presidenti Topi. Kreu i shtetit e ka konfirmuar këtë fakt, sëbashku me apelin për të instaluar dialogun që do t’i japë fund kësaj situata të pakëndëshme.

"Në zyrën time jo. Ndjek me shumë vëmendjen dhe inkurajoj dialogun politik. Kjo është një cështje që po krijon një lloj situate jo të këndshme, sepse njerëzit janë të ndjeshëm, institucionet kanë nevojë që të funksionojnë në tërë dimensionet e veta, gjithësesi celësi i suksesit është dialogu politik, afrimi i dy palëve, së pari për të riinstaluar dialogun", deklaroi presidenti Topi.

Ndërsa përsa i përket komisionit të Venecias, i cili mund të vihet në lëvizje dhe nga institucioni që drejton, komenti i kreut të shtetit ka qenë ky: “Problemi është më i qartë. Këtu nuk është problemi nëse ua kërkojnë, po është problemi që ekzistojnë të gjitha mundësitë e institucioneve, partive politike, 28 deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Lexoni Kushtetutën, lexoni ligjet, se si mund të vihet në lëvizje Gjykata Kushtetuese dhe pastaj për të kaluar në komisionin e Veneciaas, si mund të vihet në lëvizje komisioni i Venecias”.

Një ditë më parë, konstitucionalisti Luan Omari deklaroi për Alsat se pa gjykatën Kushtetuese, partitë politike nuk kanë asnjë mundësi për të vënë në lëvizje komisionin e Venecias. Por një mundësi të tillë veprimi e kanë edhe kreu i shtetit, kryeministri dhe kryeparlametarja.

Elona Gjylmi < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›