E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkozet, shkollë brenda spitalit. Shembet ndërtesa pas protestës

Banorët e Shkozetit dhe personeli mjeksor prej 27 personash që shërbejnë në qendrën shëndetësore të zonës kanë protesur për shkak se prej 2 ditësh një pjesë e ndërtesës së qendërs është kthyer në shkollë private duke bërë të pamunduar shërbimin mjeksor për rreth 30 mije banorë të Shkozetit në Durrës e vecanërisht të sëmurët kronikë që kanë nevoje për shërbim të vazhdueshëm.

"Privati që ka shkollën na ka mbyllur hyrjen ne që hyjmë në ambulancë në një kohë që kjo është godinë shtetërore dhe ai është me qira", thote Osman Arizaj, mjek. "Unë kam një leje nga kryetari i bashkisë së Durrësit, dhe KRT-ja, që është prej 50 vetësh. Këta këtu ma shembin", tha Pajtim çafuli, pronar i shkolles. "Kjo shkollë është që në 2003, ambulanca ka vite të tëra që ekziston në këtë vend, dhe rruga për ambulancën ka qenë gjithmonë këtu. Nuk ka përse shkolla të ndalojë 40 mijë banorë që të mos marrin shërbim", u shpreh Nazmie Metra, kryeinfermiere Qendres Shendetesore.

Ne vendin e ngjarjes kane mberritur efektivat e inspektoriatit ndertimor,policise bashkiake dhe asaj te rendit,te cilet kane shembur murin e ndertuar pa leje brenda ambieteve të qendrës shëndetësore duke bërë të mundur kthimin e personelit dhe fillim normal të vizitave mjeksore.

Aleks Kalemasi < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›