E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pyetje shtesë nga Brukseli, Bregu: Shqyrtim me prioritet

Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu sqaroi per mediat se Komisioni Europian ka derguar edhe 170 pyetje te tjera shtese ne kuader te vleresimit te kerkeses se Shqiperise per te perfituar statusin kandidat te BE-se…Bregu tha se pyetjet jane te karakterit informues persa i perket aspekteve teknike dhe zhvillimeve politike me te fundit ne vend.

"Në total ne deri tani kemi identifikuar jo më shumë se 170 pyetje të cilat nuk mund të quhen pyetje shtesë, po nisu nga koha në të cilën pyetësori dhe përgjigjet janë dorëzuar deri tani, ka patur zhvillime të tjera, për të cilat komisioni kërkon tani një përgjigje. Per shembull, ka pyetje që ne e kemi numëruar si pyetje të re, përsa i përket vendimeve të Gjykatës Kushtetuese për objektin e hetimit të komisioneve hetimore parlamentare, e cila nisur nga debatet e fundit dhe debatet politike prezente gjatë këtyre muajve ju ka krijuar përshtypjen dhe ka bërë të mundur që Komisioni Evropian dhe specialistët të kërkojnë dhe këtë lloj informacioni", tha Majlinda Bregu…Ministre e Integrimit…

Bregu tha me tej se ky informacion shtesë është një element i vlerësimit që procesi të mos ngecet. Sipas saj përgatitja e Opinionit nga KE, për t'iu drejtuar më pas Këshillit të Ministrave të BE-së, po procedon dhe kjo do të thotë që dosja shqiptare nuk është një dosje e mbyllur, e harruar për t'u shqyrtuar më vonë. Pyetësori i KE-së qe përmbante 2284 pyetej iu dorëzua qeverisë shqiptare më 16 dhjetor te vitit te kaluar ndersa ne 14 Prill në Bruksel kryeministri Berisha dorezoi pergjigjet pergatituar nga administrata shqiptare, komisionerit Stefan Fyle.

Bledian Koka < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›