E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi apel romëve: Shfytëzoni të drejtën e votës

Kreu i shtetit Bamir Topi i bëri thirrje komunitetit rom që të marrë pjesë në zgjedhjet vendore të 8 majit duke u bërë kështu kontributor i klimës sociale në vend. Duke marrë pjesë në konferencën e organizuar me rastin e ditës ndërkombëtarëve të romëve, kreu i shtetit theksoi se komuniteti rom duhet të jetë pjesë aktive e shoqërisë shqiptare
 

“Dita ndërkombëtare e romëve përkon edhe me një ditë tjetër të veçantë. Sot më 8 prill nis zyrtarisht edhe fushata elektorale. Unë do t`ju këshilloja që komuniteti rom të jetë aktiv. Shfytëzoni të drejtën e votës dhe bëhuni kontributorë të klimës sociale në vend” iu drejtua presidenti Topi romëve.

Gjithashtu presidenti Topi duke iu referuar sërish dëbimit dhe djegies së banesave të disa familjeve rome tek stacioni i trenit në Tiranë, theksoi se fajtorët e këtij rasti të dhunshëm do të marrin dënimin sipas ligjit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›