E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha uron presidenten e re të Kosovës Atifete Jahjaga

Kryeministri Berisha ka uruar Atifete Jahjagin me rastin e marrjes së postit të Presidentes së re të Kosovës.

Në urimin drejtuar presidentes së re të Kosovës, kryeministri Berisha ka shprehur besimin se kontributi i saj do të jetë themelor në konsolidimin mëtejshëm të pavarësisë së Kosovës dhe në shndërrimin e saj në një faktor të rëndësishëm paqeje, stabiliteti dhe bashkëpunimi në rajon.
 

“Dëshiroj t`iu siguroj për angazhimin tim dhe atë të qeverisë shqiptare për forcimin më tej të mardhënieve të shkëlqyera vëllazërore mes të dy vendeve tona dhe për të shndërruar bashkëpunimin e ngushtë e të gjithanshëm në shembullin më të shkëlqyer të bashkëpunimit në rrugën e paqes dhe prosperitetit, jo vetëm të kombit shqiptar, por të të gjithë rajonit, si dhe për ecjen përpara në rrugën e përbashkët të integrimit euroatlantik”, tha kryeministri.
 

Berisha konfirmoi gjithashtu ftesën për ta pritur sa më shpejt në Tiranë presidenten e Kosovës
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›