Thaci ne Tirane bisedime me Berishen per unifikimin e qendrimit ne OKB
Kryeministri Berisha ka pritur dje ne nje takim kryeministrin e Republikes se Kosoves Hashim Thaci. Pas takimit kryeministri Berisha ka vleresuar se vendimi i Gjykates Nderkombetare te Hages ceshtjen e njohjes se pavaresise se Kosoves e ka shnderruar ne ceshtje te njohjes respektimit dhe zbatimit te ligjit nderkombetar. Sipas Berishes kjo eshte nje ceshtje shume here me e madhe sesa midis Shqiperise dhe Kosoves nje ceshtje e cila jam i bindur se do te gjeje gjithnje e me shume mirekuptim me te madh pasi vendet anetare te OKB-se kane tashme ne nje vendim te Gjykates se Hages bazen formale ligjore nderkombetare per vendimin me te drejte. Me tej kreu i qeverise shqiptare u shpreh se ne kete drejtim Shqiperia dhe Kosova po bejne te gjitha perpjekjet e mundshme per te dhene kontributin e vet ne kete problem madhor nderkombetar. Ndersa kryeministri i Kosoves Hashim Thaci beri te ditur se ky takim ishte per nje orientim te perbashket te te dy vendeve. Ishte orientimi i perbashket qe keto angazhime te gjithanshme per paqen dhe stabilitetin per bashkepunimin rajonal per nje konsultim te nevojshem dhe te domosdoshem me te gjithe miqte dhe partneret nderkombetare do te sjellin fryme te re do te sjellin angazhime shtese progresiste per Kosoven dhe rajonin. Deshiroj te falenderoj shume shtetin shqiptar kryeministrin Berisha diplomacine shqiptare per angazhimin qe kane treguar ne procesin per njohjen e Kosoves. Prandaj edhe ne Asamblene e Pergjithshme te OKB-se kemi besim te plote se per Kosoven do te kete suksese te reja ecje perpara nje angazhim te gjithanshem dhe nderkombetar per sukseset e reja te Republikes se Kosoves por ne te njejten kohe edhe njohjet per Kosoven do te vazhdojne - eshte shprehur Thaci. Te pyetur nese Shqiperia dhe Kosova kane nje axhende te paracaktuar per Asamblene e Pergjithshme te OKB-se Berisha pohoi duke thene se perfaqesuesit e larte te te dyja vendeve do te bejne perpjekjet e tyre ne mbeshtetje te pavaresise se Kosoves ne kete samit.
Te dy kryeministrat kane vleresuar faktin se pavaresia e Kosoves tashme ka mbeshtetjen e shteteve me te rendesishme te OKB-se dhe te Europes.
Zgjidhja me e mire do te ishte sikur Serbia ta terhiqte kete rezolute. Ne jemi ne kontakt te vazhdueshem edhe me Brukselin dhe kjo ceshtje do te diskutohet edhe me tutje edhe ne Bruksel ne vecanti por edhe ne kryeqytete te tjera. Ajo qe eshte me rendesi edhe per Kosoven eshte uniteti i te gjitha vendeve te BE per Kosoven edhe per rajonin. Prandaj une pres nje fryme afirmative ne kuptimin me te mire te mundshem qe te konsolidohet ky proces i suksesit te ri te Republikes se Kosoves. Nuk do te kete ne asnje rrethane kthim pas por me rendesi eshte te hapet nje perspektive e bashkepunimit mes dy shteteve te pavarura pra Republikes se Kosoves dhe Serbise. eshtje te tjera jane te permbyllura njehere e pergjithmone me shpalljen e Kosoves shtet i pavarur dhe sovran dhe me prezantimin e opinionit te Gjykates Nderkombetare per Kosoven shtet - eshte shprehur Thaci.
4 Shtator 2010