E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekonomia greke bie 3 %

Komisioni Evropian ka njoftuar se pret që ekonomia greke të bie 3 për qind gjatë këtij viti, midis ankthit të vazhdueshëm të tregut pas krizës së borxheve të Greqisë. Komisioni tha se vendet e eurozonës në tërësi do të kenë një rritje prej 0.9 për qind, një përmirësim nga parashikimi i mëparshëm prej 0.7 për qind.

Por, KE pranoi se rimëkëmbja ekonomike në Evropë vazhdon të jetë e rrethuar nga pasiguria e lartë. Komisioni përmendi “tensionet e fundit” në tregje si një shqetësim. Greqia ka qenë në recesion që nga tremujori i dytë i vitit 2009.

Euro ka rënë në nivelin më të ulët kundrejt dollarit në më shumë se një vit, në 1.293 dollarë, pas shqetësimeve të investuesve se kriza greke e borxheve mund të përhapet në vendet tjera të eurozonës, duke përfshirë Spanjën dhe Portugalinë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›